Xhevahir Sukaj gol me Sephan: Po gjej formën, tani nuk ndalem

Xhevahir Sukaj ka shënuar golin e dytë me ekipin e tij Sephan që  pas rikthimit në fushë pas një dëmtimi të gjatë.Sukaj ka shënuar në fitoren e thelle 4-0 qe ekipi i tij Sephan arriti përballë Al-Sadd në Champions  Leaguen e Azisë.Sulmuesi shkodran ka realizuar një supergol nga jashtë zone në minutën e 63 të takimit. Festimi ka qenë i madh dhe Sukaj ia ka dedikuar këtë gol tifozave të cilët e mbështesit jashtëzakonisht.Pas ndeshjes Sukaj ka folur shkurtimisht për golin e shënuar. " Jam i lumtur, po gjej formën gradualisht, shpresoj të mos ndalem më dhë të shënoj sa më shumë gola." - deklaroi Sukaj.