Platini: Zidane nuk është ende gati për stolin e Francës

Zërat e përfolur kohët e fundit për një afrim të Zinedin Zidane në stolin e kombetares franceze, kanë bërë që të ketë dhe reagime nga drejtues të lartë.Në lidhje me këtë situatë ka folur dhe Presidenti i Uefas, Mishel Platini. " Mendoj se do të ishte një vendim i nxituar emërimi i Zidan në krye të kombëtares franceze.Zidane është një njeri i madh dhe po tregon vlera dhe si drejtues por ai nuk ka trajnuar asnjëherë më parë dhe stoli i kombëtares do të ishte përgjegjësi e madhe për të.Në një të ardhme patjetër që e shoh si trajner, pse jo dhë në krye të Francës". - ka mbyllur deklaratën e tij Platini