"Copa del Ray" / Sot në mbrëmje supersfida, Barcelona - Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2014, 13:14
Sot në mbrëmjë në stadiumin e Valencias "Mestaia" rikthehen emocionet e "El Clasico".Barcelona do të përballet me Realin e Madrit në finalen e kupës së mbretit. Ashtu siç ndodh gjithmonë kur luajnë këto dy ekipe, spektakli është i garantuar.Reali do të udhëtojë në këtë ndeshje pa "yllin" e ekipit C.Ronaldon, një mungesë që do të ndjehet shumë gjatë mbrëmjes së sotme.Nga ana tjetër Barcelona vjen e kompletuar dhe ka pothuajse të gjithë ekipin në dispozicion.Ndeshja fillon në orën 21:30 të mbrëmjes dhe intersesimi për këtë përballje pritet të jetë shumë i lartë.