Maqedoni, Gruevski-Thaçi takohen për zgjedhjet e 27 prillit
Në Shkup sot është zhvilluar takimi midis liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.Siç mësohet në këtë takim është biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Gazeta “Dnevnik” duke cituar burime nga takimi theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit midis dy partive pas zgjedhjeve të 27 prillit. Nga PDSH kanë konfirmuar informacionin dhe se në këtë takim është nënvizuar edhe presioni ndaj votuesve në ditën e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit.Thaçi ka kërkuar nga kryeministri përgjegjësi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të mos dhunuar procesin demokratik në zgjedhjet e 27 prillit. Ndërkohë, nuk jepen detaje të tjera mbi këtë takim nga dyja partitë.