Kosovë, bora e dimrit bie në pranverë

Në Prishtinë dhe zona të tjera të Kosovës po bie në pranverë dëbora e munguar gjatë dimrit të kaluar. Kryeqyteti kosovar kaloi “natë dimri” zbardhur nga dëbora që nisi të bjerë dje pasdite e vazhdoi në mbrëmje.Mëngjesin e sotëm ndërsa po shkrinte, filluan reshje të reja të dëborës, që po vazhdojnë edhe në këto momente.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikonte keqësim të motit, me vranësira e reshje shiu dhe temperatura në zbritje gjatë kësaj jave.Dimri i kaluar në Kosovë ishte pranveror, me mungesa reshjesh që shkaktuan shterime liqenesh akumuluese dhe vështirësi në furnizimet me ujë të qyteteve e fshatrave.Në dimrin e kaluar, që nga ardhja me kalendar, për herë të parë Prishtina u “zgjua” e mbuluar bardh nga dëbora në 29 janar. Tre ditë më parë, në 26 janar, në kryeqytetin kosovar nisën reshjet e dëborës, por ato ishin të lehta dhe nuk arritën ta mbulojnë me bardhësinë e saj. Reshje dëbore në kryeqytetin e Kosovës pati edhe mëngjesin e 5 shkurtit.Së fundi, dëborë dhe lule të dimrit pranveror ishte imazhi i Prishtinës në mëngjesin e 11 marsit. Edhe mëngjesi i një dite më parë e kishte çelur kryeqytetin e Kosovës me bardhësi dëbore, e cila shkriu shpejt sapo zbardhi dita me diell.Ndërsa, dëbora e zbardhi kryeqytetin e Kosovës që në në vjeshtë, në mbrëmjen e 25 nëntorit 2013, por pastaj dimri dhe Viti i Ri 2014 erdhën pa bardhësinë tradicionale të stinës.Prishtinës, ku moti ndërron edhe brenda orëve e ditës, ku dëborë bie edhe në stinë pranvere e vjeshte, por edhe dimri ndonjherë ngjanë në pranverë, thuhet se i ka mbetur emri si një vend ku prishet stina (Prishtina), sikurse thuhet se e mban emrin e trashëguar nga perandori Justinian. (marrë nga ATSH)kosove2