Paralajmërimet për ndërprerje të gazit,SHBA kritikon Rusinë
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e gazit si mjet për të kërcënuar Ukrainën.Reagimi vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar vendet evropiane për ndërprerje të mundshme të furnizimeve me gaz për shkak të borxhit të Ukrainës.“Ne dënojmë përpjekjet e Rusisë për të përdorur energjinë si mjet detyrimi kundër Ukrainnës”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka paralajmëruar liderët evropain se borxhi i Ukrainës ndaj Rusisë për gazin, mund të ndikoj në eksportimin e gazit në Evropë.Gjiganti rus Gazprom ka bërë me dije se Ukraina i ka borxh një shumë prej 2.2 miliardë dollarësh dhe se asaj i ka skafuar afati i pagesës në mars.Një ditë më parë, Putin ka bërë me dije se në qoftë se Ukraina nuk nis negociatat rreth borxhit që ka, atëherë Moska do të kërkoj nga Kievi që ta paguajë paraprakisht gazin para se ai të eksportohet.Gazprom e ka ndërprerë eksportimin e gazit dy herë, njëherë mes viteve 2005-2006 dhe herën tjetër në mes viteve 2008-2009.Ky veprim i Gazprom-it bëri që vendet evropiane të kenë furnizim të reduktuar të gazit.