Arsenal pret sot West Ham në një ndeshje delikate

Arsenali i Venger pret sot në "Fly Emirates" West Ham."Topçinjtë" do të ndeshen sot në një sfidë mjaft delikate përballë nje ekipi që mund të të verë në vështirësi në çdo moment."Lufta për një vend në Champions League është e hapur dhe Arsenal do të përpiqet që ta arrijë këtë objektiv duke kaluar West Ham.Aktualisht Arsenal ka 64 pikë , 2 më pak se Everton se me një fitore të mundshme sot ata do të ngjiteshin në vendin  e katërt.Nga ana tjetër West Ham ndodhet i qetë në rënditje, por për të siguaruar plotësisht mbijesësën ka nevojë për pikë.