Rama: Ristrukturim të altertekstit, skualifikohen 150 tekste VIDEO
Kryeministri Rama deklaron se do të kemi ristrukturim të altertekstit, ku150 tekste nuk do të jenë më pjesë e këtij proçesi. Këto tekste janë skualifikuar nga vetë mësuesit.“Falë kontributit të mësuesve në gjithë Shqipërinë kemi një ristrukturim të qenësishëm të politikës së altertekstit. Hartimi i udhëzimit të ri dhe katalogu i ri nuk përfshin rreth 150 tekste të skualifikuara nga mësuesit. Përsëri është e qartë sesa e paçmuar është qasja ndaj mësuesit si burim informacioni dhe burim këshillimor për të gjithë politikat në sistemin e arsimit.Garantimi i një sistemi ku opinioni i mësuesit është i sigurtë, ku filtrohet dhe lexohet ashtu siç duhet, na japin mundësinë të jemi shumë më të inkurajuar sot sesa vetëm 6 muaj më parë i lidhur me draftin e kornizës kurrikular”tha Rama gjatë një takimi në takimi me drejtorët e DAR në Kryeministri.Shefi i qeverisë paralajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet korniza e përbashkët për unifikimin e konceptual të sistemit arsimor Shqipëri-Kosovë.“Është bërë punë e shkëlqyer nga Ministria për të ecur me shpejtësi drejt unifikimit konceptual të sistemit arsimor Shqipëri-Kosovë, është një proces që e dallon Ministrinë Arsimi t si institucion lider në zbatimin e objektiva të lëna nga mbledhja e fundit në Prizren. Në një kohë të shkurtër do kemi jo vetëm kornizën e përbashkët që do konfirmohet nga Ministrja në ditët në vijim në takimin e saj me homologun e qeverisë së Kosovës . Por do shihet fare mirë sesa përfitueshmëri do ketë ky process”tha ai.Në vijim të fjalës së tij, Rama u shpreh se do të investohet në të gjitha shkollat për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale, duke bërë kështu që cilësia e marrjes së informacionit dhe procesit të mësimdhënies dhe llogaridhënies të jetë e lartë në gjithë territorin.“Do investohet në gjitha shkollat për të ndërtuar platformën e përbashkët dixhitale, për të hedhur themelin e një transformimi në gjitha skajet e vendit, duke bërë që cilësia e marrjes së informacionit dhe procesit të mësimëdhënies dhe llogaridhënies të jetë mjaft e lartë në gjithë territorin.Ky projekt është një gur themeli për një epokë të re për shkollën dhe për të ndërtuar mbi një bazë të qëndrueshme edhe shkollën si qendër komunitare. Duke bërë të mundur realizimin e një sërë programesh të reja, si regjistri elektronik, duke u dhënë mundësi në kohë reale që jo vetëm drejtuesit të njihen me të ecurinë reale, por dhe prindërit edhe qeveria.Ju jeni në dijeni për ecurinë e punës me maturën shtetërore, jemi të inkurajuar nga rezultati i organizimit të maturës shtetërore, 51 000 maturantë bënë aplikimet online brenda afatit dhe pa ankesa. Edhe rikonceptimi i një sërë elementësh që konsiderohet si fazë tranzicioni dhe përfshirja e gjuhës së huaj janë elementë që janë përfshirë si rezultat i një komunikimi me mësuesit në gjithë territorin e Shqipërisë.Është proçes i bazuar në një filozofi dhe qasje të re, ku mësuesi është në qendër të vënmendjes dhe një pikë referimi për dialogun e brendshëm për procesin e mësimëdhënies”deklaroi ai.Në përfundim kryeministri Rama porositi drejtorët e Drejtorive Arsimore në rrethe që të angazhohen për të çuar përpara projektin“Shkollat si Qendra Komunitare”, në mënyrë që të shkohet drejt një informacioni të standartizuar nga mësuesit tek prindërit.“Dëshiroj të vë theksin se në këtë fazë përfundimtare të një viti shkollor, fazë të parë të një procesi reformimi rrënjësor të rritet vëmendja ndaj çdo komuniteti, duke shkuar me shpejtësi drejt afirmimit të atij trekëndëshi të domosdoshëm për të jetësuar politikën tonë të re në arsim mes qeverisë dhe skuadrës së arsimit të rang republike përmes jush, të mësuesve dhe nxënësve dhe komunitetit të prindërve.Edhe fillimi i një sistemi të ri komunikimi me prindërit përmes informimit sistematik ka nevojë të përmirësohet në mënyrë që të jetë në gjithë republikën një informacion i standartizuar”përfundoi Rama.