Keqkuptime për listën e rimbursueshme, autoritetet: Rimbursim 100% vetëm për barin e parë VIDEO
Shtimi i listës së barnave të rimbursueshmë me 56 barna të reja ka sjellë herë pas here keqkuptime tek pacientët, kur disa prej barnava nuk i kanë gjetur me rimbursim, por kanë paguar për to.Fond i Sigurimeve Shëndetësore thotë se kjo situatë është krijuar, sepse në një numër prej 477 barnash ka 1274 barna alternative tregëtare.Një qytetar duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi vetëm barin e parë në listë e merr 100% me rimbursim, për të tjerat paguan.Tanja Memi, drejtore e rimbursimit në këtë institucion thotë se kategoritë që përfitojnë rimbursim të barnave janë pensionistët, të sëmurët me kancer, të verbërit, jetimet dhe fëmijët.Tashmë një pacient e ka më të lehtë për të verifikuar çmimet e barnave. Lista e plotë e barnave të rimbursueshme gjendet tashmë online në web faqen e fondit dhe është eshte e aksesueshme edhe nga celulari, mjafton të klikohet bari dhe verifikohet në vend prezenca e barit në listë, çmimi i tij dhe të gjitha të dhënat e barit.