Kryeministri "thirrje" sheikëve të Katarit, Rama: Investoni kapitalet në Shqipërinë që po rilind VIDEO

Tërheqja e investimeve dhe nxitja e tregtisë janë vënë në krye të axhendës së vizitës 2-ditore që kryeministri, Edi Rama, po zhvillon në Katar, me ftesë të homologut të tij Sheikut Abdullah Bin Nasser Al Thani. (Në foto: Kryeministri Rama gjatë takimit me Emirin e Katarit, Al Thani)Turizmi, bujqësia dhe transporti ajror kanë qenë në fokus të takimit të kreut të qeverisë shqiptare me Emirin e këtij shteti, Al Thani. Gjatë bisedës mes tyre u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e transportit ajror, ku "Katar Airways" është një nga linjat kryesore në këtë sektor.Emiri i Katarit u shpreh gjithashtu i gatshëm për të mirëpritur më shumë shqiptarë në Katar, të cilët mund të punësohen kryesisht në shërbimin shëndetësor, arsimor dhe ndërtim.Gjithashtu, Rama është takuar edhe me kryeministrin e Katarit, Sheikun Abdullah Bin Nasser Al Thani, me të cilin bisedoi mbi nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.(Në foto: Kryeministri Rama gjatë takimit me kryeministrin e Katarit, Sheikun Abdullah Bin Nasser Al Thani)Pas këtij takimi, u nënshkrua marrëveshja mes dy qeverive, e cila synon punësimin e shtetasve shqiptarë në Katar, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë.(Në foto: Ministri Bushati gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me homologun e tij të Katarit)Gjatë vizitës dyditiore, Kryeministri Rama zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, si edhe me Ministrin e Shtetit dhe Autoritetit të Investimeve të Katarit.Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohet nga disa Ministra dhe kryetarët e Bashkive Durrës dhe Lezhë.