Reforma territoriale, Basha: Pa konsensus, protesta, reagon Meta: Absurde VIDEO
Nëse nuk garantohet konsensusi për reformën territoriale, atëhere protesta në rrugë e sheshe, është e vetmja zgjidhje që na lë mazhoranca.Kjo është deklarata e liderit të opozitës, Lulzim Basha në një takim të zhvilluar sot me krerë të bashkive dhe komunave ku e konsideroi ndarjen e re territoriale një pseudoreformë.Disa orë më pas erdhi edhe reagimi i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta. Në një prononcim për median nga selia e LSI-së Meta i kërkoi opozitës të lërë mënjanë kërcënimet për protesta dhe të marrë pjesë në reformën territoriale. Basha: Gati të nisim betejën tonë në rrugë dhe sheshe"Ne jemi këtu sot për t`i thënë mazhorancës se kërkojmë dhe bashkëpunojmë për një reformë të vërtetë, vetëm me konsensus politik për dhe me qytetarët. Jap mesazhin dhe detyrën e fillimit të përgatitjeve për një reagim dhe një kundërshtim mbarëpopullor të reformës së njëanshme dhe arbitrare. Së bashku do të shkëmbejmë mendimet, do të dëgjojmë njëri-tjetrin për të përcaktuar dinamikën e këtyre përgatitjeve nëse detyrohemi të nisim betejën tonë në rrugë dhe sheshe.Një gjë duhet ta bëjmë të qartë vetëm pranimi i konsensusit mund të na kthejë nga kjo rrugë, asgjë tjetër." tha Basha.Basha: Ftesa e Ramës fasadëKreu i opozitës akuzoi mazhorancën se po kërcënon opozitën se do ta realizojë pa të reformën territoriale ndësa e cilësoi ftesën e kryeministrit për t`u takuar si një fasadë.‘Para disa javësh dhe me një intensitet të ditëve të fundit po na kërcënojnë se nuk presin pa fund për reformën administrative-territoriale. Ç`është kjo thirrje? Ç`kuptim ka të na thonë po ju presim? Pse duhet të na thonë me këtë formë kërcënuese-ultimative kur me gojën e kryeministrit thanë se nuk japin konsesus pra duan ta bëjnë pa konsensus. A nuk e kuptojnë se vetëm një mendim poshtërues për pushtetin vendor, për qytetarët, për opozitën e vendit mund të përligj ftesa dhe thirrje të tilla për fasadë. Konsensus nuk ka po ejani bëjmë bashkë vitrinën e konsensusit. Deri disa javësh propaganda e tyre ishte investuar fuqishëm, ishte ngulitur në opinionin publik mendimin se na kishin ofruar me bujari të gjitha dhe ishim ne që nuk pranonim. Pas shkëmbimit të letrave publike kryeministri u detyrua të dilte nga strofulla e ekuvokeve dhe trukeve dhe deklaronte se ai dhe mazhoranca nuk japin konsensusin me arsyetimin absurd se opozita e do konsensusin për të bllokuar reformën” tha Basha.Meta nga LSI: Lëri kërcënimet, reflekto‘Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët por nga partnerët tanë ndërkombëtarë.Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim.Sa i takon reformës administrative territorial nuk është mazhoranca ajo që vendos ultimatume, përkundrazi ajo ka treguar shpirtin maksimal të vullnetit për bashkëpunim duke ofurar mundësi të barabarta për opozitën. Ka disa afate kushtetuese edhe për realizimin e kësaj reforme dhe do të donim të kishte një reflektim dhe opozita të merrte përgjegjësitë e saj” tha Meta.Basha:Rama diskriminon bashkitë e djathtaKryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Ramën për diskriminim dhe shmangie të njësive vendore që drejtohen nga PD.“Jemi mbledhur sot në emër të interesave të qytetarëve për të diskutuar dhe për të vendosur për qëndrimet tona ndaj 2 sfidave që ka hedhur qeveria Rama-Meta. Së pari për ultimatumin për të bërë në mënyrë të njëanshme pa konsensusin e opozitës dhe pa konsultimin e të zgjedhurve vendorë të qytetarëve për reformën administrative-territoriale. Së dyti ndaj vendimit më të fundit të qeverisë për shpërndarjen e fondeve publike për qarqet dhe për njësitë vendore që është bërë e qartë në dokumentin e publikuar nga qeveria se propocioni në raport me njësitë ku qeverisin të majtët është një rekord më vete që nuk e gjejmë as në regjimet e apartetit ideologjik dhe rracor. 92 përqind për të majtët dhe 8 përqind për të tjerët. Këto janë dy çështje madhore të aktualitetit por edhe të ardhmërisë. I lidh dhe i bën bashkë për të mos dhe i shkrin në një çështje të vetme mendësia antidemokratike e kryeministrit dhe e bashkëpunëtorëve të tij për decentralizimin dhe autonominë e pushtetit vendor. Ngutja e tyre për ta bërë fakt të kryer zgjidhje dhe vendime arbitrare duke anashkaluar apo dhunuar Kushtetutën, ligjet, standartet dhe praktikat e mirëqeverisjes” tha Basha.