Ministria e Bujqësisë, padi për ish kreun e Bordit të Kullimit në Lezhë

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka dorëzuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, një kallëzim penal për ish titullarin e Bordit të Kullimit Lezhë, Luigj Frangaj për nxjerrjen nga përdorimi dhe shitjen për skrap të pjesëve të elektropompës me fuqi 440 Kw me vlerë totale 995 663 lekë.Ministria e Bujqësisë thekson se nga auditimi i bërë u konstatuan shkelje në veprimet e kryera nga ish titullari i këtij institucioni duke sjellë dëmtime të rënda në funksionimin e Hidrovorit të Tales, e duke shkaktuar një rrezik potencial për përmbytje të zonës së Lezhës në kohën e rreshjeve.Gjithsesi Ministria e Bujqësisë thekson se ka marrë gjithë masat që në hyrje të sezonit dimëror të rreshjeve, për të venë në funksion dhe kapacitet të plotë hidrovorin e Tales në Lezhë.