Krasniqi: Maqedonia me një president shqiptar do ishte më e fortë, por koha nuk është VIDEO
“Maqedonia me një president shqiptar do të ishte më e mirë, më e fortë, më e besueshme dhe më europiane, por koha nuk është për presidentin, se shqiptarët nuk kanë numrin e nevojshëm për president në Maqedoni.”Kështu mendon Afrim Krasniqi, analisti, njohësi i mirë i politikës në rajon por politikës shqiptare.I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, përballë moderatores Jonida Shehu, Afrim Krasniqi komentoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, të cilat u mbajtën sot, por edhe dhe debatin politik në Shqipëri.Pjesa nga intervista e mbrëmshmeSot është ditë e rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.Kutitë e votimit janë mbyllur dhe priten rezultatet. Çfarë pritet nga këto zgjedhje, sa të rëndësishme janë ato?Sot pavarësisht se ishte dita zyrtare e zgjedhjeve ishte një lloj rutine politike dhe proceduriale. Pra secila palë shkoi në zgjedhje duke mos pritur rezultatin final.I vetmi rezultat sot do të ishte testi nëse Maqedonia organizon zgjedhje korrekte dhe nëse pjesëmarrja në votime sidomos nga pala shqiptare do të ishte mbi nivelin e kërkuar.Përcaktuese për nivelin në pjesëmarrje do jetë raundi i dytë i zgjedhjeve. Raundi i dytë ka dy vlera. Së pari sepse do përcaktojë Presidentin dhe të gjithë aktorët janë në lojë.Dhe së dyti se në zgjedhjet e dyta do të zhvillohen dhe zgjedhjet parlamentare, kështu që do të jetë një test i madh politik.Nëse në zgjedhjet parlamentare e vetmja surprizë do të jetë nëse kryeministri aktual do arrijë apo jo të marrë numrin e nevojshëm e votave për të qeverisur i vetëm apo me partner koalicioni, tek zgjedhja presidenciale ekzistojnë disa variante dhe varianti më optimal është nëse shqiptarët do arrijnë të përkrahin kandidaturën e dytë, kandidaturën e opozitës. Edhe për shkak se kandidatura e dytë paraqet një profil tjetër politik, atëherë shqiptarët mund të prodhojnë një president për Maqedoninë jashtë dëshirës së kryeministrit aktual duke ndryshuar raportet politike të përfaqësimit.Pra nëse faktori shqiptar në raundin e dytë bie dakort të përkrahë kandidaturën e dytë, vendi mund të fillojë një etapë të re politike ku shqiptarët mund të kenë një rol më vendimarrës.Deri para fillimit të procesit si ishte faktori shqiptar në lidhje me zgjedhjet presidenciale, ishte i unifikuar dhe pse duhet të presim raundin e dytë për të parë se si do të jenë ata?Në botën shqiptare gjërat nuk ndryshojnë, si në Tiranë, në Prishtinë dhe në Maqedoni, partitë nuk merren vesh me njëra-tjetrën kur bëhet fjalë për pushtet. Por në Maqedoni ka pasur retorikë shumë të avancuar. Do të duhet të kishte një maturi më të madhe politike dhe një sens përgjegjësie. Por praktikisht ne kemi dy lider që drejtojnë në mënyrë të fortë, të prerë dhe të veçuar. Pikat e tyre të takimit duken shumë larg dhe projektet e tyre politike janë personale dhe nacionale.Si do të ishte Maqedonia me një president shqiptar?Më e mirë, më e fortë, më e besueshme dhe më europiane. Por koha nuk është për presidentin se shqiptarët nuk kanë numrin e nevojshëm për president në Maqedoni. Shqiptarët kanë mundësi që të luajnë kartën e tyre dhe të marrin një nga tre postet kryesore të Maqedonisë.Me potencialin që duhet të kenë shqiptarët në Maqedoni, çuditërisht politika shqiptare ka qëndruar larg, ka mbajtur një lloj distance. Nuk i intereson shqiptarëve politika e shqiptarëve në Maqedoni?Nuk e kuptojnë rëndësinë, rolin e tyre dhe ka një rendje pas gjërave të vogla duke harruar gjërat me rëndësi kombëtare. Po ju marr disa detaje. Ishte pa sens që ne të shkarkonim ambasadorin shqiptar në Maqedoni ndërkohë që nuk kishim emëruar të riun. E gjithë kjo kohë ka kaluar pa pasur asnjë ambasador shqiptar në Maqedoni.Kështu që aktorët politik të Maqedonisë edhe kur kanë dashur të bëjnë konsulta janë detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës. Udhëtimet kanë qenë personale. Do të thotë se një kandidat apo një kryetar partie ka ardhur në Tiranë dhe palët politike janë detyruar të bëjnë telefonata për të kompensuar njëri tjetrin dhe jo për të zgjidhur problematikën që kanë. Edhe nëse shohim mesazhet që shkojnë jo vetëm në rrugë institucionale por edhe partiake nga Tirana kanë qenë personale. Do të thotë se marrëdhëniet janë më shumë midis liderve politik të Tiranës dhe atyre të Maqedonisë se sa midis shtetit shqiptar dhe qytetarëve shqiptar të Maqedonisë.Është mungesa e interesit të tyre për të bashkëpunuar me ne apo mungesa e interesit tonë për të pasur një marrëdhënie më të ngushtë politike, ndërsa e kundërta ndodh me Prishtinën?Krasniqi: Ky është një kontrast i thellë dhe gabim që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, dhe jep efektin e vet pasi zhvlerësohet roli dhe rëndësisa e madhe e Tiranës në raport me faktorin shqiptar dhe zhvlerësohet vota shqiptare për shkak të konjukturave lokale që dominojnë mbi konjukturat kombëtare.Nëse ju shkoni sot në Tetovë dhe lexoni deklaratat e partive duket sikur kemi të bëjmë me palë krejt të kundërta por në fakt janë dy palë shqiptare që nuk po ndajnë ndonjë gjë të madhe dhe unë pres që në zgjedhjet parlamentare të kenë të njëjtin rezultat që kanë pasur parlamentin e kaluar. Nuk kanë ndonjë çudi të madhe.Do duhej?Krasniqi: Do të duhej të kishte sepse është detyrim kushtetues dhe sepse politika është aq e ndryshueshme në rajon sa një prej kritereve që ka Shqipëria, është roli që ajo ka në rajon.Do duhej që këtë rol të mos e luajnë me telefonata personale por me institucione që janë të qëndrueshme dhe ngelen. Përvoja në Maqedoni ka qenë shtojcë e përvojës në Kosovë raporte personale, ndërhyrje në favor të kandidatëve të caktuar, jashtë realitetit të kohës ose largim nga situate politike. Kur presidenti Bush erdhi në Trianë ai nuk tha mos ndërhyni në Kosovë por kërkoi që të kenë rol aktiv pozitiv në Kosovë, Kjo kërkohet edhe në Maqedoni.Ne preferojmë të marrim pjesë në kongrese, ndërsa në vija institucionale jo, Ekziston një koncept i pashalleqeve, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Takohen bejlerët me njëri tjetrin e nuk diskutojnë për problemet e qytetarëve. .Je një vëzhgues i mirë i zhvillimeve politike. Çfarë po ndodh sot me “rrëmujën” me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. A është kjo një luftë poltike që po na dëmton të gjithëve?Është luftë e standartit që ne kemi në parlament, një nga standartet nga më të ultit që ne kemi pasur në tranzicion. Nëse ne shohim veprimet e vazhdueshme, në vend që t'i japin një zgjidhje institucionale shqetësimit dhe të kuptojmë pse me një vendim shkarkohen 12 drejtorë të policisë dhe çfarë ndodh me emërimet e reja dhe me administratën, gjërat kthehen në një luftë personale me mekanizma jo institucional dhe jo moral. Një shtet serioz duhet ti kapërcejë këto lloj situatash.