Heroinë për nxënësit e të burgosurit, policia arreston 5 të rinjtë shpërndarës droge VIDEO FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2014, 09:14
Arrestohen 5 persona të cilët shpërndanin drogë nëpër shkollat e qytetit të Durrësit. Të rinjtë janë të gjithë të rinj të moshave nga 19-21 vjeç. Pamjet e fiksuara nga policia tregojnë momentet e shitjes së lëndëve narkotike në ambjentet e shkollave.
Këto prova filmike janë përdorur si një prej provave kryesore për të prangosur të rinjtë. Operacioni është finalizuar prej antidrogës së këtij qyteti dhe si rezultat përfunduan në pranga 5 të rinj me akuzën e shpërndarjes së heroinës dhe kanabisit.
(Në foto: Shpërndarësit e drogës të arrestuar)Këto arrestime erdhën në kuadër të operacionit 'Weekend 2' i cili ka hetuar dhe monituar lëvizjet e të rinjve për gati 3 muaj .Të arrestuarit janë Nevruz Lico 21 vjeç, Haxhi Ruçi 21 vjeç, Ajgi Hysaj 19 vjeç,Tiger Kertoci, 20 vjeç dhe Osi Hajrulla 22 vjeç, ndërkohë që personi i 6 u shpall në kërkim.
(Në foto: Shpërndarësit e drogës të arrestuar)Sipas policisë së Durrësit 6 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të 6 rasteve të hedhjes së drogës nga jashtë rrethimit në burgun e qytetit të Durrësit në përiudha të ndryshme kohore.Ndërkohë si prova materiale u sekuestruan 200 doza heroine, 300 doza kanabis, një granatë dore luftarake dhe një sasi fishekësh. Arrestimi u krye pas 3 muajve monitorim, me metodat speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë.
(Në foto: Shpërndarësit e drogës të arrestuar)Policia aktualisht vijon punën për arestimin e personit të 6 dhe zbardhjen e detajeve të tjera në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike në Durrës. Vetëm pak kohë më parë në Durrës u sektuestruan rreth 2 ton drogë në port.
(Në foto: Shpërndarësit e drogës të arrestuar)