Rama në Katar: Hapet një kapitull i ri bashkëpunimi ekonomik
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar ku do të takohet me kryeministrin si dhe me Autoritetin e Investimeve të Katarit.Përmes një postimi në facebook Rama thote se me këtë vizitë hapet një kapitull i ri bashkëpunimi me Katarin dhe informon për nënshkrimin e marrëveshjeve për punësimin e shëndetësinë."Hapet një kapitull i ri bashkëpunimi - Sot në Doha/Katar gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për punësimin e shëndetësinë, të cilat hapin siparin e një kapitulli të ri bashkëpunimi ekonomik, social e kulturor." shkruan Rama mbrëmjen e sotme.
(Rama në aeroportin e Katarit)Lajmi për vizitën në Katar e bëri të ditur vetë kryeministri Rama paraditen e sotme përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku shprehte se në fokus të takimeve do të ishte thithja e investimeve të Katarit në Shqipëri.
Ai gjithashtu ka theksuar se do të ketë një grup të përbashkët pune për vlerësimin e investimeve strategjike në Shqipëri.“Ditë takimesh në Katar për të treguar Shqipërinë që rilind dhe masat e reja për thithjen e investimeve të huaja. Grup i përbashkët vlerësimi për investime strategjike me Autoritetin e Investimeve të Katarit dhe pastaj vizita e KM të Katarit në Shqipëri” shkruan Rama.
Gjithashtu Rama do të zhvillojë edhe një intervistë për rrjetin prestigjoz Al Jazeera."Pritje e bukur po interviste pa hatër në Al Jazeera - Shqipëria që duam, rajoni ynë, Europa dhe bashkëjetesa fetare” shkruan Rama në Twitter duke publikuar edhe një foto.