Reforma territoriale, Artur Zheji: Radikalët penguan takimin Rama-Basha VIDEO

Artur Zheji, analisti i njohur në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu në emisionin "Natën vonë" të Ora News thotë se radikalët mes opozitës dhe mazhorancës bënë çmos që të mos ndodhte takimi mes Ramës dhe Bashës për reformën territoriale.Në emisionin e të enjtes në mbrëmje, Zheji bëri një analizë të thellë të politikës sot se pse mendon se koalicioni Rama-Meta është i fortë dhe kur mund të prishen ekuilibrat.Zheji tregon dhe për marrëdhëniet me Ramën të cilat në planin personal nuk kanë ndryshuar asnjëherë por sa i takon marrëdhënieve politike thotë"kemi qenë shpeshherë në pozicione krejt të kundërta dhe ashpërsisht krejt të kundërta".Pse vendosët të bëheshit drejtor i media MAPO?Është një rikthim, në 2012 drejtova gazetën për 6 muaj. Gjykova më intrigues një projekt televiziv me një format televiziv, pastaj mbaroi dhe sezoni dhe fushata elektorale dhe mendova të merrja kohë për një reflektim. Nuk është marrëdhënëie dashurie, është një kontratë reciproke.Ia vlen të mbash një gazetë më shumë, apo është ideja që MAPO duhet të jetë në treg?Mapo nuk shan nuk fyen nuk spekullon. Mundohet të jetë politikisht korrekte.Një gazetë nuk mund të konkurojë kurrë me një tv. Individi bombardohet me një informacion 360 %. Jo të gjithë kanë atë aparat filtri për të dhënë kryeradhën e fenomenit e të kuptojë shkak-pasojën. Këtë bën gazeta sot, nuk është thjesht informuese por dekriptuese. Pra të zbërthejë dhe të japë prapaskenën, intrigën. Kjo është arsyeja e ekzistencës së gazetws.Intriga e 24 orëshit të fundit, televizioni u përqëndrua në debatet në kuvend?Pikërisht se ka një superkonsum në televizione nuk ka peshën primare. Kemi ndaluar tek kapja e grupit të arkitektëve të  minave me celularë.Pse politika shet kaq shumë?Është shenjë e një prapambetjeje. Ne kemi nevojë të dimë për politikën, sepse ajo të bën të kesh ditën me diell dhe të bësh ditën me shi. Ne jemi ende një vend i pazhvilluar dhe kemi një vartësi, ndryshe nga vendet e zhvilluara që blejnë politikë vetëm në rastet më thelbësore. Ne kemi nevojë të përditshme sepse kemi instabilitet të politikës.Publiku nuk mund të kuptojë çfarë ndodh nën lëkurën që ajo sheh në ekran. Çfarë ndodh, ka shumë nga ata që mezi presin që ju apo kolegët tuaj ta shpjegoni?Ka ndodhur një rrokadë e madhe më 23 qershor. Ky ishte një ndërrim vendesh që u bë në mënyrë korrekte, dhe shqiptarët po vendosin një standard se një mazhorancë nuk mund të qëndrojë në pushtet më shumë se 8 vjet.Kemi një lloj turbullire tek ish mazhoranca dhe nevojë që ka të ndihet realisht në opozitë. Dëgjoj deklarata patetike si përdisa javë do ju rrëzojmë. Këto janë më tepër ofshama emocionale e jo deklarata të mirëfillta politike. Nga ana tjetër mazhoranca ka shumë numra në parlament dhe shpesh herë mund të nënvlerësojë principialitetin e vendimeve që merr.Këtu është një pikë ekuilibri që kjo mazhorancë duhet të perceptojë edhe numrat që nuk ka, sepse opozita nuk është sasi, është cilësi. Në këtë pikë të dyja palët ende nuk kanë gjetur pikën e përbashkët.Mendoj se nga vjeshta që vjen do të shkojë drejt normalitetit. Mendoj se të pranuarit e votës së shqiptarëve është gjëja më e mençur që bëjnë.A besoni në ekipin eksperimental të kryeministrit Rama, siç e keni quajtur ju në një analizë tuajën?E quaj kështu sepse zoti Rama është një kryeministër në sprovë.Rama nuk ka preferuar në stafin e qeverisjes të angazhojë ish-ministra me përjashtim të ish-guvernatorit të Bankës Canin dhe ish zv/ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Pjesa më e madhe janë ministra për herë të parë. Rama kërkon të vërë në sprovë vizionin e tij për qeverisjen me këta personazhe që nuk kanë një cv ministrore të mëparshme.P.Sh. dimë Bashkim Finon, Pandeli Majkon, Ben Blushin, që kanë mbajtur pozicione ministrore. Rama duke ditur kapacitetet e tyre, ka menduar se këta do të jenë aty ndoshta si rezervë, këshilltarë, si kolona të grupit PS-sw siç është rasti i Gramoz Ruçit dhe të hedhë në vijën e parë.Shqiptarët ende nuk besojnë ose janë shumë dyshues në koalicionin Rama-Meta. Ka nga ata që mendojnë se Rama mund të eliminojë Metën nga politika dhe nga ata që mendonjë se Meta mund të eliminojë Ramën dhe të marrë PS-në.Që të mohosh që kanë patur një histori konfliktuale s'e mohojmë dot. Duke qenë se kanë pasur konfliktet të një natyre shumë të fortë, kanë vendosur të shohin përpara. Bëjnë negociata që kanë zgjatur nja një vit duke nisur nga ngjalat deri te koalicioni i 1 prillit dhe më pas vendosën të garojnë në koalicion dhe t'i japin shqiptarëve një qeveri të qendrës së majtë. Me këtë stazh konfliktesh e përplasjesh të dy kanë arritur në një moshë pjekurie normale. Të dy janë shumë të rinj në pozicione shumë të mëdha drejtuese. Tani është mosha e artë e pjekurisë.  Ka shumë që duan që këta të dy të prishen me njëri tjetrin, por mendoj se baza kontraktuale mes tyre është e fortë.Por kjo nuk do të thotë se afër tyre njerëz që fusin spica dhe kur të vijë momenti i bilancit të qeverisjes, nëse do të nsië ajo që nisi në qeverinë Berisha-Meta, të shkarkojë me të drejtë apo pa të drejtë përgjegjësitë e qeverisjes tek aleati, atëherë mund të dalin djajtë nga shishetKam patur disa takime me zotin Rama. Ai të lë përshtypjen që kërkon të çojë përpara bashkë me Metën një projekt të qeverisjes dhe një reformw të madhe. Mendoj se ai do të shkonte kundër vetes, gjë që nuk besoj ta bëjë, apo zoti Meta nëse për pak gjëra të dorës së dytë të prishnin këtë ekuilibër që kanë vendosur me njëri-tjetrin. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë.Për shkak të miqësisë të hershme që keni pasur me zotin Rama, një marrëdhënie herë afër, herë larg, si është marrëdhënia juaj me kryeministrin aktual?Në planin personal ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Ka qenë një periudhë që kemi pasur marrëdhënie shumë të fortë, shkëmbenim ide, mendime, projekte të përbashkëta.Kemi pasur besim të plotë te njëri tjetrin. Në planin personal nuk ka ndryshuar asgjë. Nëse do të ishte nevojë, në fakt ai nuk ka nevojë, nevojtari do jem unë, por nëse do kishte nevojë për diçka do shkoja. Ka qenë një periudhë që kemi pasur një marrëdhëie personale të mirë intensive personale.Sa i takon marrëdhënieve politike kemi qenë shpeshperë në pozicione krejt të kundërta dhe ashpërsisht krejt të kundërta, por në planin personal nuk jemi interferuar.Dikur keni deklaruar që Rama është i vështirë për tu intervistuar, pse?Sapo kisha dalë nga një intervistë e fundit me Ramën, në fushatën elekotrale dhe kishte perceptimin se kishte një studio armiqësore. Jo se është i vështirë Rama por është e vështirë të intervistosh një shok që tani është kryeministër. Po u afrove shumë, u bëre servil, po e sulmove, thonë e drodhi.Beson se Rama-Meta do ta bëjnë dot drejtësinë e këtij vendi?Është një problem serioz sepse për fat të keq ky vend që në 1991, deri në 1990 shqiptarët jetonin me dy të vërteta. Ato të thëna në shtëpi dhe kur dilnin nga shtëpia vinin një maskë për të komunikuar. U krijua një gjeneratë e madhe të rinjsh që u kultivua me natyra të dyfishta. Pas 1990-ws ra çdo lloj tabuje morale. Këtu u ngjiz drejtësia e re e cila është prapë me moral të dyfishtë.Është diçka më shumë se korrupsioni, personalitet i dyfishtë. Bashkëjetojnë dy njerëz brenda një njeriu. Brezi i ri do rritet më i sinqertë.Çfarë mendoni për rolin e Presidentit, ka shumë kohë që ka një përplasje mes qeverisë e Presidencës.Për presidentin Nishani kam një simpati personale. Por ka një problem. Zoti Nishani ka një detyrë institucionale të ngrejë një barrikadë kundrejt mazhoracnës aktuale.Për fat të keq, por që nuk është meritë e Nishanit, një pjesë e gjyqtarëve janë shumë politikë. Shqetësimi që ka presidenti, dhe dëshira për reformw që ka kjo mazhoranca, mos është për të hequr një palë të përfolur dhe për të vendosur një palë tjetër të tillë. Ka një krizë besueshmërie. Nga ana tjetër mazhoranca thotë se është zgjatim i zotit  Berisha apo Basha.Kjo është krizë besimi por në demokraci them se janë të shëndetshme.I duhet mazhorancës ta argumentojë 7 herë nëse do të bëjë një gjë për të cilën do të marrë Ok e Nishanit.Çfarë biseduat me kryeministrin para se të zgjidhet Presidenti në hotel Sheraton.  Kishte të bënte me zgjedhjen e presidentit Nishani?Unë isha i habitur pse Rama nuk jepte kandidatura për President. Nuk e kuptoj pse nuk e shfrytëzon këtë moment për të vënë ti nën tension Berishën me kandidatura serioze, që ai nëse ka retorikë, vullnetin e tij për konsensualitet të dal i zbuluar që është retorik, nëse është real të vendoset një President konsensual.Presidenti është një garant real dhe nëse njëri ka reputacion të mirëfilltë nuk janë kukulla.Çfarë tha Rama?Rama ishte i dyzuar dhe i bindur se Berisha e kishte kurth dhe me të pabesë këtë që Rama të ekspozonte emrat të rëndësishëm dhe Berisha ti rrëzonte.A të duket që ajo që Rama ka bërë në opozitë po e bën sot Basha?Unë mendoj që ftesa që Rama i bëri Bashës për takim në letrën e tij të famshme dhe këmbimin e letrës së Bashës e konsiderova si mimozë në politikën shqiptare.Të dyja palët janë llogore fronti. Çojnë mesazhe sepse edhe mesazhet telefonike mund të transkriptohen gabim. Kjo është një metodë jo e keqe, pavarësisht distancës. Është një instrument që afron distancën. Përgjigja që dha Basha ishte shumë inteligjente.Radikalët e palëve bënë çmos që ky takim të mos ndodhte dhe ky dialog të ndërpritej në mënyrë mund të them dhe banale.Si të duket historia e Ilia Karelit?Është një histori tragjike, por dhe ai që u masakrua është dhe një mëkatar. Sipas të dhënave që ne po investigojmë si gazetë, ka të dhëna që gardiani që vrau Ilia Kareli, ishte një torturues sistematik i Ilia Karelit. Shfrytëzonte uniformën e tij për torture.Ndiqni emisionin e plotë