Gjykatat vonojnë zbardhjen e vendimeve, monitorimi: Tejkalohen afatet deri në disa vite
Rasti i gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë Durrës, Neritan Tabaku, i cili vonoi shpalljen e një vendimi gjyqësor nuk është i vetmi në sistemin e drejtësisë shqiptare. Një monitorim i Qëndrës për Çështje të informimit Publik tregoi se situata është problematike thuajse në të gjitha gjykatat e vendit.“Rasti Tabaku është flagrant, por a është ai një preçedent i izoluar?Për fat të keq strukturat kontrolluese shtetërore nuk kanë disponuar akoma instrumenta, burime apo ndoshta nuk kanë vullnet për të skanuar fenomenin të paktën deri sot që flasim. Ankimet gjyqësore për vonesat në arsyetimin e vendimeve gjyqësore kanë ardhur duke u shtuar dhe këtë e vërteton jurisprudence e viteve të fundit e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese. Rasti i vonesave nuk është fenomen shqiptar, këtë e provon edhe jurisprudeca” tha Gerti Shella, drejtor i qendrës ÇIP.Në mënyrë që kjo situatë të marrë zgjidhje qendra ÇIP jep këto rekomandime:
“Rekomandimet për vendimarrje në Apel mund të ishin nga pikëpamja logjike sa më poshtë vijon: Të plotësohet urgjentisht me përcaktime kodi i procedurës civile sa i takon shpalljes, arsyetimit dhe dorëzimit të vendimeve përfundimtare në Apel. Të harmonizohet kodi i procedurës penale lidhur me afatet e dorëzimit të vendimit të arsyetuar në sekretarinë e gjykatës, ta ndajnë nëse do duhet kjo të ndodhë menjëherë apo pas 5 ditësh. Të ashpërsohen masat ndaj gjyqtarëve që vonojnë sistematikisht mbi 100 ditë arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore në Apel, ndryshe do të kishim të tjerë gjyqtarë si rasti që përmendëm, por tashmë në gjykatat e një shkalle edhe më të lartë. Të intensifikohet kontrolli dhe të ushtrohet monitorim sistematik për të mbajtur nën vëzhgim kritik fenomenin e vonesave në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve në Apel. Sipas rastit dhe nevojës, Ministria e Drejtësisë, të marrë masa për të shtuar trupën gjyqësore ose personelin ndihmës të gjyqtarëve”përfundoi Shella.