Takimi prekës, qeni pret të zotin 8 ditë jashtë spitalit VIDEO

Një njeri i pastrehë i shtruar në një spital në Brazil ka takuar mikun e tij të vetëm, një qen i cili kishte qendruar për 8 ditë jashtë spitalit të priste të zotin.Lauri Da Costa nga Passo Fundo u shtrua në spital pasi fytyra e tij u përplas me një shkëmb dhe iu komunikua se kishte melanoma në fytyrën e tij dhe duhej të operohej.Qeni i tij Seco qëndronte jashtë në parking, duke pritur rikthimin e mikut të tij sa më shpejt.I zoti i tij qëndroi 8 ditë brenda në spital deri në momentin kur u ribashkua me qenin e tij. Ndërkohë që qeni ushqehej nga stafi mjekësor gjatë kohës kur ai priste për të zotin.Në momentin kur Da Costa doli nga spitali qeni i kërceu sipër duke e lëpirë dhe i marrë erë. Seco i lëpinte fytyrën Da Costas dhe iu hodh në prehër, duke e tundur bishtin si i çmendur.