Shembet hoteli buzë detit në Dhërmi, 5-katëshi pa leje u “rrafshua” me 130 kg eksploziv FOTO VIDEO

Janë dashur 130 kg eksploziv i llojit C4 , nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, që ky i fundit të shembte një hotel 5-katësh, në Dhërmi. INUK ka paralajmëruar dy ditë më parë pronarët që të lëviznin materialet  e objektit, ndërsa  aksioni për shembjen e ndërtesës është  finalizuar të dielën rreth orës 15.00, përmes një shpërthimi të kontrolluar.Sakaq një re e madhë pluhuri ka mbuluar    gjithë zonën përreth, nga  ku u shemb hoteli, 5-katësh. Ndërkohë  kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti i pranishëm në momentin e shpërthimit, është shprehur se subjekti në fjalë nuk ka patur dokumentacion pronësie, ndërsa shtoi se nuk do të lejohen ndërtime në  brezin e parë të rërës, pa leje dhe pa dokumente pronësie. 

Hoteli  5-katësh i përkiste kryeplakut të fshatit të Dhërmiut, Gjikë Stramarku, i cili akuzohet nga agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave se në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi, ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të kësaj zone.

INUK ka vijuar aksionin e tij edhe me 5 objekte të tjera  pa leje, në Dhërmi. Ndërkaq  prishja e ndërtesës me shpërthim të komanduar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar  në Dhërmi të Vlorës nuk është rasti i parë.

INUK  më herët ka prishur ndërtime në Tiranë, Vlorë e Mallakastër, duke përdoruar eksplozivin për shembjen e tyre. 

(Në foto: Hoteli në momentin e shpërthimit sot në Dhërmi)Më shumëINUK “minon” hotelin në Dhërmi, pronari padi: Zotëroj dokumenta të sakta