"Super gjyshja" që mahnit publikun e "Britain's Got Talent" VIDEO
Paddy Jones, 79 vjeç ka befasuar jurinë dhe publikun e spektaklit "Britain's Got Talent" pasi kërceu në skenë si një profesioniste e vërtetë."Super gjyshja", ka bërë që të heshtin kritikët të cilët sugjeronin se ajo nuk duhet të merrte pjesë në këtë shfaqje televizive.Paddy Jones, performoi në skenë me partnerin e saj Nico Espinosa me të cilin kishte fituar dhe konkursin televiziv Spanjoll Tu Si Que Vales në vitin 2009.Sekondat e para të performancës ishin jo shumë të mira, gjë që bëri që anëtari i jurisë Cowell të shtypte butonin e kuq. Por momentet e mëtejshme ishin të shkëlqyera për çiftin, duke marrë duartrokitjet e thirrjet e publikut, përfshirë ngritjen në këmbë te jurisë dhe faljen e Simon Cowell-it."Sigurisht që dhe njerëzit e tjerë e bëjnë këtë duke shkuar në konkurse të ndryshme. Unë me Nicon kërcejmë thjesht për kënaqësi dhe për njerëzit që të shohin se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Unë u rrotullova gjithë ato herë në skenë saqë nuk i pashë reagimet e njerëzve deri në momentin kur mbaruam perfomancën" tha zonja Jones.Jones e cila mbush 80 vjeç në korrik ka deklaruar se ajo ka nisur të kërcejë që kur ishte 2 vjeç. Ajo ka shtuar se ka katër fëmijë, 7 nipër dhe mbesa dhe një stërnip.