Vdekja e Ilia Karelit, protestë afër ambasadës greke, përplasen me policinë, disa të shoqëruar FOTO

Tiranë- Protesta kundër dhunës së gardianëve grekë që çoi në vdekjen e Ilia Karelit ka përfunduar në përplasje me policinë.Protesta nisi paditen e sotme në orën 16:30 para Piramidës me grisjen dhe djegien e flamurit grek, dhe vijoi më pas rreth ores 18:00 para Ambasadës grekë, afër bllokut të ambasadave në rrugën e Kavajës, në Tiranë.Përplasja ndodhi në momentin kur protestuesit kishin përfunduar tubimin e tyre para ambasadës greke dhe kanë kërkuar të kalojnë traun e bllokut të ambasadave.Por ata nuk janë lejuar nga policia e cila kishte dhënë leje për tubimin para Piramidës dhe më pas para ambasadës greke, por jo në bllokun e ambasadave.(Ne foto: Protesta para bllokut të ambasadave)Uniformat blu kanë bërë shoqërimin në polici të disa protestuesve, ndërsa menjëherë në bllokun e ambasadave u përforcuan masat e sigurisë duke shtuar numrin e efektivëve blu dhe patrullimet e tyre.Ndërkaq mësohet se disa protestues të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me policinë.Përplasja ka vijuar përgjatë rrugës së Kavajës.Protesta ishte organizuar nga të rinj të "Tifozave Kuq e Zi".(Ne foto: Nderhyja e policisë)Pas shoqërimit menjëherë në bllokun e ambasadave u përforcuan masat e sigurisë.Protestuesit kërkuan nga shteti grek zbardhjen e menjëhershme të dhunës dhe torturave barbare që i morën jetën të burgosurit shqiptar Ilia Kareli.Ndërkaq thirrje u drejtua edhe për shtetin shqiptar që të reagojë në mënyrën e duhur dhe të kërkojë nga Athina Zyrtare dënimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vdekjes së Ilia Karelit.Më shumë:Hakmarrja ndaj vrasjes së Ilia Karelit: Gardianët i kanë orët e numëruara