"Ilia Kareli" pezullon 4 efektivë policie, dhunuan protestuesit, Rama replikon me Berishën VIDEO
Pezullohen 4 punonjës policie për veprime jo korrekte gjatë protestës së zhvilluar dje për vdekjen nga torturat të Ilia Karelit në qelitë e burgjeve greke.Në një deklaratë për shtyp, policia e Tiranës theksoi sot se "punonjësit e policisë vepruan nё kundёrshtim me procedurat standarde pёr menaxhimin e tubimeve."Protesta, e cila përfundoi me dhunimin e protestuesve nga policia me shkopinj gome e shkelma, fillimisht ishte vendosur para ambasadës greke por më pas do të shkonte në bllokun e ambasadave . Këtu ndërhyri policia.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi mblodhi në një takim me drejtues të strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.Disa orë më pas, Kryeministri Rama nga Katari, ku ndodhet për vizitë zyrtare, solli mesazhin se mbështeste vendimin e policisë për pezullimin e 4 efektivëve.Madje replikoi në distancë edhe me ish kryeministrin Berisha, i cili përmes një postimi në facebook denoncoi "Terrorin policesk ndaj të rinjve dhe mediave në protestën paqësore" Duke e quajtur "Shteti policor fytyra e vertete e Edi Rames! "Ora 21:00 Rama: Dje ata që vrisnin njerëz, shpërbleheshin sot gabojnë pezullohen "Rilindja per qytetarin? Dje vrisnin njerez dhe shperbleheshin me rroga shtese si heronj, sot gabojne dhe pezullohen si te padeshirueshem!" shkruajti Rama sot në një postim në Twitter, pak orë pas postimit të Berishës në facebook.Ora 18:00 Reagimi i Berishës në Facebook: Shteti policor fytyra e vertete e Edi Rames! "Terror policesk ndaj te rinjve dhe mediave ne protesten paqesoreTe dashur miq, dje fallanga banditesh me uniforme, me urdher te Edi Rames, u versulen me egersi çnjerezore kunder disa qindra te rinjve qe protestonin ne menyre paqesore per ekzekutimin me torturat me çnjerezore te Kudret Kumes ne burgun famezi te Nigrites. Shkopinjte e gomes, shqelmat, elektroshoku nuk kursyen vajzat, gazetaret dhe kalimtaret. Gazetari i mirenjohur i te perditshmes "Panorama", Armand Bajrami, qe po ndiqte protesten shkruan se ai dje fotografoi police qe rrihnin barbarisht brenda ne furgonin e tyre te rinjte dhe kjo mjaftoi qe ata, per te fshehur krimin e tyre, ta merrnin forcerisht ate ne rajon dhe ti merrnin po me force fotot dhe aparatin duke e share se "nuk je bere ti te na fusesh ne burg se ne te zhdukim fare". Dmth Rama premton desaparesidos (te zhdukur)."Te dashur miq - vazhdon gazetari i Panorames Bajrami ne statusin e tij ne FB dedikuar ngjarjes, - nuk e kuptova nese kisha te beja me efektiva te policise se shtetit apo me miq te policeve greke?!" ( qe terrorizuan dhe vrane me torture Kudret Kumen)Dhuna e eger ndaj protestuesve paqesore eshte fytyra e vertete e Edi Rames, qendrimi i tij policesk ndaj te drejtave dhe lirive te njeriut. Te gjithe ne protesta kunder shtetit policor!! sbProtesta, policia goditi me shkopinj gome protestuesitProtesta e djeshme kundër dhunës së gardianëve grekë që çoi në vdekjen e Ilia Karelit përfundoi në përplasje me policinë.Protesta u zhvillua në orën 16:30 të ditës së djeshme para Piramidës me grisjen dhe djegien e flamurit grek, dhe vijoi më pas rreth ores 18:00 para Ambasadës grekë, afër bllokut të ambasadave në rrugën e Kavajës, në Tiranë.Përplasja ndodhi në momentin kur protestuesit kishin përfunduar tubimin e tyre para ambasadës greke dhe kanë kërkuar të kalojnë traun e bllokut të ambasadave.Por ata nuk janë lejuar nga policia e cila kishte dhënë leje për tubimin para Piramidës dhe më pas para ambasadës greke, por jo në bllokun e ambasadave.Mbi disa protestues është ushtruar dhunë me shkopinj gome, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar me forcë në makinën e policisë.Deklarata e plotë e policisëDrejtoria e Policisё sё Qarkut Tiranё zhvilloi analizё tё plotё pёr tubimin e zhvilluar dje, si dhe tё veprimeve tё kryera nga strukturat policore.Nga analiza rezultoi se veprime tё disa punonjёsve tё policisё kanё qenё jo korrekte dhe nё shkelje tё procedurave standarde tё veprimit pёr menaxhimin e tubimeve.Pёr kёtё arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra pёr katёr punonjёs policie, pasi kanё vepruar nё kundёrshtim me procedurat standarde tё miratuara pёr menaxhimin e tubimeve.Policia e Tiranёs bёn edhe njё herё thirrje protestuesve pёr pёrmbajtje dhe respektim tё ligjit.Policia e Tiranёs siguron gjithё qytetarёt se nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe ligjet nё fuqi do tё respektojё çdo kёrkesё pёr tubime paqёsore dhe do tё marrё masa pёr mbarёvajtjen e tyre, njёherazi u kёrkon qytetarёve qё tё respektojnё kёrkesat ligjore pёr zhvillimin e tubimeve.Njёkohёsisht, Policia e Tiranёs mbetet e pёrkushtuar pёr tё garantuar siguri pёr qytetarёt dhe standartet mё tё larta nё shёrbim ndaj qytetarёve dhe shoqёrisё.