Plagoset ushtari në Kukës, Ministria: U shemb tavani, banorët: Ishte shpërthim FOTO VIDEO

Ushtari Kastriot Shahu është plagosur në repartin ushtarak të Kukësit  pasi është zënë poshtë nga shembja e pjesshme e njërës prej depove të komandës së Mbrojtjes Rajonale ne Kukës.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur ushtari  po kryente shërbimin si roje.SipasMinistrisë së Mbrotjes 33 vjeçari është zënë poshtë nga shembja e tavanit, ndërsa banorët thonë se në repartin ushtarak ka ndodhur një shpërthim pasi ka bërë shumë zhurmë dhe është ngritur tym.Ky fakt është denoncuar me anë të një video që është dërguar në “Ora News”. Në pamjet filmike shihet një re e madhe tymi si dhe dëgjohet edhe një zhurmë shpërthimi.(Video: Pamje nga momenti i shpërthimit)Ushtari shkoi të kontrollonteSipas njoftimit zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes  ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30, orar kur Kastriot Shahu ka marrë shërbimin dhe ka nisur kontrollin e zonës.Në momentin e kontrollit të objektit ka vënë re se në një nga objektet (ish depo e veshmathjes ) dera e jashtme ka qenë e hapur.Gjatë kontrollit për verifikimin e këtij fakti roja është futur në objekt i cili është shembur duke zënë në rrënoja ushtarin Shahu. Shërbimi  i Vendrojes Nr.II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti ka sqaruar se është dëgjuar zhurmë dhe është vërejtur pluhur.Menjëherë janë njoftuar linja e komandimit  të reparti dhe Forcave te Armatosura, policia e rendit dhe zjarrëfiksit. Kastriot Shahu është dërguar për marren e ndihmës së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën.Ushtari mjekohet në TiranëAkualisht ushtari Kastriot Shahu ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin. (Në foto: Reparti ushtarak i dëmtuar nga shpërthimi)(Në foto: Reparti ushtarak i dëmtuar nga shpërthimi)(Në foto: Pamje nga momenti i shpërthimit)Deklarata e plotë e Ministrisë së MbrojtjesRreth orës 08.30, të datës13.04.2014,  Pr.II Kastriot Shahu me detyrë roje në Detashmetin e Mbrojtjes Rajonale Kukës, strukturë në vartësi të  BrMR, në zbatim të planizimit të shërbimit ditor është paraqitur për  të marrë shërbimin në objektin e këtij reparti. Objekti është brenda planit të përhapjes dhe ruhet me vëzhgim.Në momentin e kontrollit të objektit nga PrII Kastriot Shahu është vënë re se në një nga objektet (ish depo e veshmathjes ) dera e jashtme rezultonte e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këtij fakti roja është futur në objekt. Në këtë moment nga personeli i shërbimit të Vendrojes Nr.II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti është dëgjuar zhurmë dhe është vërejtur pluhur. Nga personeli i shërbimit sipas linjës së drejtimit është shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe është vërejtur se Objekti  (ish-depo e veshmathjes ) ishte shembur dhe roja ndodhej nën rënoja.Lidhur me ngjarjen, menjëherë është lajmëruar linja e komandimit  të reparti dhe Forcave të Armatosura, policia e rendit dhe zjarrëfikësit. Gjithashtu Pr.II Kastriot SHAHU është dërguar për marrjen e ndihmës së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën.Aktualisht për ndihmë më të specializuar Pr.II Kastriot Shahu është dërguar në Qendrën e Traumës. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin.