VIDEO E RE/ Momentet e fundit të jetës së Ilia Karelit, vdiq me pranga dhe lakuriq

ATHINE- Mediat greke publikojnë një tjetër video ku duken momentet e fundit të jetës së Ilia Karelit,  në qelinë e tij në burgun e Nigritës, pas torturave nga gardianët grekë.Ilia Karelit, pa mundur që të lëvizi, me pranga dhe shenja të dukshme dhune në të gjithë trupin.Pa fuqi Kareli shtrihet në dyshek dhe duket gjëndja e rëndë shëndetësore pas dhunës së ushtruar nga gardianëtGjashtë prej gardianëve që shikohen në videon e re dokument të kamerave të sigurisë së burgut, janë dërguar ditën e djeshme në burgun Dhiavaton.Avokatët e tyre mbrojtës kanë bërë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe anulimin e procesit.Por të dhënat nga video e burgut janë të jashtëzakonshme. Në të njëjtën video vihet re edhe një njeri me një këmishë të bardhë, i cili ndodhet në korridorin e burgut 3 minuta para se të dali nga qelia frigorifer, në gjendje të mjeruar Ilia Kareli.Kujtojmë se Drejtori i Burgut, i akuzuar për shkelje të ligjit, kishte argumentuar se ndodhej aty pasi ishte në mbikqyrje të mbërritjes së të dënuarit Kareli në burgun e Nigritës sipas rregullores dhe më pas ka shkuar në zyrën e tij, pa qënë në dijeni të torturave që pasuan ndaj Karelit.Në të njëjtën kohë, gjashtë nga zyrtarët e burgut të cilët janë në paraburgim dhe janë transportuar në burgun Diavaton, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës kanë bërë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe anulimin e procesit.6 gardianët të cilët ndodhen në paraburgim, janë pezulluar me vendim të Ministrit të Drejtësisë.Më shumë:Vdekja e Ilia Karelit, protestë afër ambasadës greke, përplasen me policinë, disa të shoqëruar FOTOHakmarrja ndaj vrasjes së Ilia Karelit: Gardianët i kanë orët e numëruara