Bashkia akuza qeverisë Rama: Kryeministri luftë politike dhe konflikt absurd

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me deklaratën e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia ka lëshuar një lumë akuzash ndaj qeverisë Rama, që sipas saj jo vetëm nuk po ofron asgjë për qyetarët por po bllokon dhe punë e Bashkisë.Deklarata e plotë e Bashkisë:Tashmë qytetarët e dinë se kur nuk ka asgjë pozitive për të ofruar, Kryeministri lëshon Griseldën të sulmojë Bashkinë. Zero bilanc, zero punë, zero rezultate, zero projekte, vetëm sulme dhe shpifje kundër Bashkisë. Ky është realiteti që ofron sot kryeministri Rama.Qytetarët presin zhbllokimin e buxhetit, përfundimin e veprave si unaza e madhe dhe rruga e Elbasanit.Të pastrehët presin zhbllokimin e kredive për strehim, të bllokuar në mënyrë absurde nga Rama.Të papunët presin që Rama të hapë qoftë dhe një vend të ri pune.Kryeministri ofron vetëm luftë politike, konflikt absurd, sulme dhe shpifje të pabaza. Fjalë pa fund por asnjë punë, kjo është fatura e paaftësisë dhe mashtrimeve të përditshme të Ramës që për fat të keq e paguajnë qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit.