Promovimi i turizmit shqiptar në botë, qeveria çel konkursin për strategjinë e re

Ministria e  Zhvillimit Urban dhe Turizmit çel zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për logon,sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë në botë.Ministrja Eglantina Gjermeni njoftoi se nisma është iniciuar nga tre ministri, ajo e  Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ministria e zhvillimit ekonomik dhe ministria e punëve të jashtme."Konkursi që ne shpallim sot për brandimin e Shqipërisë synon të promovojë imazhin e ri të vendit tonë. Është një nismë madhore për të promovuar identietin e Shqipërisë në tregun botëror. Kjo nismë është konceptuar si një projekt i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e vendit në mënyrë tjetër që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën, kulturën e pasur dhe trashëgiminë historike të vendit dhe pejsazhet e mrekullueshme” tha Gjermeni.Konkursi do të organizohet në dy faza, ndërsa Gjermeni ftoi të të gjithë të interesuarit, kompani ose individë, vendas apo të huaj të paraqesin propozimet e tyre, për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të tyre në tregun ndërkombëtar.“Ftojmë të gjithë të interesuarit, kompani ose individë, vendas apo të huaj të paraqesin propozimet e tyre, për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të tyre në tregun ndërkombëtar. Të gjitha propozimet e dorëzuara do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete, ekspertë, njohës të fushës, dhe miq të mirë të Shqipërisë. Aplikimi do të kryhet përmes faqes online nextgenerationalbania.info ku do të shpjegohen në detaje hapat e procesit. Konkursi do të organizohet në dy faza. Në fazën e parë kompanitë do të paraqesin konceptin e tyre për logon, sloganin dhe një draft projekt, deri në fund të muajit Prill. Juria ndërkombëtare më pas do të përzgjedhë 5 propozimet më të mira. Në fazën e dytë 5 kompanitë më të mira, që do të përzgjidhen nga juria, do të paraqesin propozimet e tyre dhe paketën e plotë në datë 16 Maj, në një aktivitet të hapur për median dhe publikun, ku do të ndiqen drejpërsëdrejti prezantimet e përzgjedhura. Përzgjedhja e logos dhe sloganit të Shqipërisë, përmes një mesazhi që na përfaqëson, një logo që shpreh identitetin tonë dhe përmes një strategjie të qartë do të na e bëjë më të lehtë rrugën për një promovim më të mirë të potencialeve tona turistike, mundësitë e pafundme për investime, potencialin intelektual dhe identitetin tonë kombëtar” përfundoi Ministrja.