Ditëlindja, Meta: Shpenzimet 3.5 mijë lekë personi. Dhurata e Ramës më interesantja VIDEO
Kreu i Kuvedit, Ilir Meta, në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, tha se shpenzimet marramendase në festimet e përvjetorit të 45- të lindjes së tij janë mashtrime dhe pjellë e mendjes së atyre që vuajnë nga sindroma e Otellos.7 muaj qeverisje në koalicion me Edi Ramën po funksionojnë normalisht, tha kreu i LSI dhe në ndryshim nga ish-aleati Berisha, kryeministri Edi Rama ende nuk ka kaluar vijën e kuqe.Lidhur me kritikat e opozitës, Meta thekson se këto kryesisht vijnë nga mosambjentimi i tyre me rolin që kanë, sikundër shton se situata e vendit është këtu ku është edhe falë trashëgimisë që ata kanë lënë, kryesisht gjendjes së vështirë financiare.Meta tregon dhe arsyen pse nuk ftoi kreun e PD-së Lulzim Basha në festë ndërsa për paraardhësen e tij, Jozefina Topalli thotë se vuan nga sindroma e Otellos.Intervista e plotë e kreut të Kuvedit, Ilir Meta, në emisionin “Debati në Channel One”Kryetari I Kuvendit, z. Meta interviste me gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” Roland Qafoku – Të dashur teleshikues, mirëmbrëma!Nisim emisionin “Debati në Channel One”. Unë kam ftuar sot zotin Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit.Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët, zoti Meta!Ilir Meta – Mirëmbrëma, zoti Qafoku!Roland Qafoku – Për hyrje e kam bërë edhe me të tjerë, por ju bënë shumë përshtypje ambientet e “Channel One”. Ishit mësuar vetëm me “Ora News-in” me zotin Ndroqi?Ilir Meta – Në mos gabohem, ishte herë e parë që vija këtu dhe nuk e dallova dot që ishte një ambient tjetër.Roland Qafoku – Faleminderit! Zoti Meta, rastësisht sot ju jeni prezent në datën 7 prill këtu në emisionin tim “Debati në Channel One” dhe 75 vjet më parë Shqipëria është pushtuar nga Italia fashiste dhe ju, si personazh politik dhe forca politike që ju përfaqësoni dhe drejtoni, e keni gati si një nga kauzat tuaja atë të veçimit të vlerave që tregoi Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore. Cili është komenti juaj sot pikërisht në këtë datë që një parti e quante edhe ditë zie, edhe krenarie? Ilir Meta – Natyrisht, 7 prilli është një ditë e hidhur në kalendarin tonë, sepse është dita e pushtimit të vendit nga fashizmi, por, në fund të fundit, është edhe dita e fillimit të asaj rezistence, e cila do të pasohej nga Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe nga 29 nëntori i vitit 1944, dita e Çlirimit të vendit dhe e rikthimit të pavarësisë dhe lirisë. Prandaj sot padyshim që është dita për të bërë një homazh për Mujo Ulqinakun dhe për të gjithë ata patriotë...Roland Qafoku – Edhe për Abaz Kupin?Ilir Meta – Mendova se u shpreha shumë qartë: edhe për të gjithë ata patriotë që rrezikuan çdo gjë dhe jetën e tyre pikërisht për të treguar se rruga e pushtimit nuk do të ishte e pafundme dhe se populli shqiptar do ta fitonte lirinë përsëri.Roland Qafoku – Sot ka ndodhur një ngjarje, një incident. I është hedhur një kavo, një litar monumentit të Ahmet Zogut gati afër qendrës së Tiranës, diku afër ish-stacionit të Trenit. Cili është komenti juaj për këtë?Ilir Meta – Nuk e kam parë. E dëgjova pak më parë që ka ndodhur një ngjarje e tillë. Mendoj se është një ngjarje që meriton ndonjë koment të veçantë. Historia jonë është një histori me mjaft kthesa, me mjaft trauma, me një polarizim të skajshëm politik dhe ideologjik, por natyrisht veprime të tilla, për mendimin tim, janë eksesive dhe të panevojshme.Roland Qafoku – A jeni dakord me deklaratën e zotit Majko se nuk ishte tradhti ajo që Ahmet Zogu u largua më 7 prill?Ilir Meta – Unë besoj se Ahmet Zogut i takonte të qëndronte në Shqipëri dhe të luftonte malet e Shqipërisë, por, natyrisht, do ta kishte të pamundur të luftonte në fushat e Durrësit dhe të Tiranës. Këtë mendim ua kam shprehur edhe drejtuesve të Partisë së Legalitetit, madje edhe kryetarit të ri të saj, zotit Sulejman Gjana, me të cilin pata një bisedë shoqërore pak ditë më parë.Unë mendoj se Ahmet Zogu ka disa vlera, ka disa kontribute, sidomos që nga Kongresi i Lushnjës dhe në vijimësi, por absolutisht largimi i tij ishte jo vetëm shprehje e dobësisë së shtetit që kishte krijuar, por edhe e dobësive të tij njerëzore.Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, ju dhe bashkëshortja juaj keni qenë nga ata politikanë që e keni pritur familjen mbretërore dhe keni bërë deklarata goxha pozitive në vitin 2002 pikërisht për këto që ju thatë.Ilir Meta – Është një çështje tjetër. Janë gjëra të ndryshme, tjetër gjë është vlerësimi politik, është diçka tjetër një raport njerëzor, por duhet të kemi parasysh që në çdo rast, pavarësisht nga kundërshtitë dhe nga qëndrimet që janë mbajtur ndaj Zogut, i cili ka pasur ithtarët e tij, por edhe kundërshtarët e tij të ashpër, madje edhe në ditët e sotme, përsëri një gjë nuk duhet ta harrojmë që, lidhur me Mbretëreshën Geraldinë, ka një konsensus të përgjithshëm që ka qenë një figurë e paqme dhe e nderuar.Roland Qafoku – Nuk i ra në qafë fare Enver Hoxha.Ilir Meta – As Enver Hoxha dhe askush tjetër nuk i ka rënë më qafë, sepse vërtet ka qenë një hungareze që e ka dashur Shqipërinë edhe më shumë se shqiptarët, që erdhi dhe vitet e fundit të jetës i kaloi këtu, por jo vetëm kaq. Kjo lidhje është një gjë shumë e mirë edhe në raportin me këtë vend, sepse nuk është një lidhje e parëndësishme.Roland Qafoku – Për ta mbyllur këtë që e nisëm, për koincidencë, pak ditë më parë me vendim të qeverisë, të Kryeministrit zotit Rama janë kthyer në atdhe pas 50 vjetësh nga vdekja eshtrat e Eqrem Bej Vlorës. Ka pasur shumë komente, zoti Meta, madje edhe këshilltari i zotit Rama, zoti Shkreli ka thënë: “Po të isha në Luftën e Dytë Botërore edhe unë mund të isha ministër kuisling.” A keni qenë dakord ju me kthimin e eshtrave dhe me një ceremoni shtetërore zyrtare?Ilir Meta – Për sa i takon kthimit të eshtrave të çdo shqiptari që ka lindur dhe i takon kësaj toke nuk besoj se nuk do të arrinim të kishim konsensus që eshtrat e cilitdo duhet të prehen në vendin e tij. Për sa u takon vlerësimit dhe nderimeve, kjo gjithnjë mbetet relative, sepse mbetet edhe në vlerësimin e këndvështrimit të cilitdo.Roland Qafoku - Ju kishit ndonjë vizë të kuqe? Rama kaloi vizën e kuqe, në këtë rast?Ilir Meta - Jo, nuk kam thënë ndonjë gjë të tillë.Roland Qafoku - Unë po ju pyes.Ilir Meta - Unë dhashë një përgjigje në parim.Roland Qafoku - Ok. Zoti Meta, unë kam përgatitur një insert me 50 fakte dhe foto që është e përhershme në emisionin tim, mbi karrierën tuaj nga vitit 1990 dhe deri më sot politikan. Nuk e keni menduar ndonjëherë, sepse ju politikanët shikoni se çfarë bëni gjatë ditës besoj dhe aq më tepër ju që nuk e shikoni fare të shkuarën, kam përshtypjen. T’i ndjekim dhe pastaj i komentojmë në studio.(Në video intervista e plotë)(50 fakte dhe foto që nuk i dini për Ilir Metën)Kthehemi përsëri në studio.Zoti Meta, kur e shikoni të kaluarën dhe karrierën si ju duket, sepse dy-tri herë buzëqeshët, në dy momente u habitët.Ilir Meta – Buzëqesha, sepse nuk e di se ku e kishit gjetur atë foton me Namikun. Më jepni edhe mua ta kem një, sepse unë nuk e kam.Roland Qafoku – Patjetër, ka edhe gjëra të tjera që ju nuk i keni.Ilir Meta- Prandaj duhet të bëjmë ndonjë check- in.Roland Qafoku - Si ju duket karriera juaj? Jeni i kënaqur me këtë që keni arritur në politikë?Ilir Meta – Karriera nuk ka qenë dhe nuk mbetet qëllim në vetvete. Është një angazhim i nisur si spontanisht por gjithmonë më duhet të kujtoj, parimin e njohur të filozofisë: “Domosdoshmëria çan rrugën përmes rastësisë”Roland Qafoku – Zoti Meta, njerëzit kanë një interes shumë të madh të marrin vesh për ditëlindjen tuaj. E para, gëzuar datëlindjen! Edhe një qind!Ilir Meta – Faleminderit!Roland Qafoku – Pse kanë kaq interes të madh që ju të tregoni për ditëlindje? Pse është kjo? Çdo njeri e feston ditëlindjen. Pse në këtë rast, sepse kemi detaje, disa kritika, disa akuza?Ilir Meta – Nuk e di që një ditëlindje duhet bërë një objekt debati. Megjithatë, më vjen mirë kur politikanë të shquar dhe të pasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet. Në fund të fundit, është përparim. Është diçka më pozitive dhe është e drejta e tyre të merren me ditëlindjen time. Për mua nuk ka asnjë shqetësim.Roland Qafoku – Kjo quhet shpërfillje, zoti Meta, se jemi në një moment serioz tani. 650 të ftuar, 2 tonë verë, qindra karkaleca...Ilir Meta – Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident?Roland Qafoku – Ato palmat atje... Shumatorja e të gjithave: një ishull i ngritur vetëm për ditëlindje?Ilir Meta – Natyrisht, kur dëgjon këto... Ju nuk keni qenë vetë, apo jo?Roland Qafoku – Nuk më ftuat.Ilir Meta – Pra, i keni të dëgjuara edhe ju, ose më saktë të lexuara.Roland Qafoku – Unë nuk thashë çfarë mendoj, por të gjithë njerëzit thonë kështu.Ilir Meta – Të gjithë njerëzit?! Cilët njerëz?Roland Qafoku – Ata që janë shprehur edhe publikisht. Kam përgatitur një...Ilir Meta – Për shembull?Roland Qafoku – Të lutem, regjia, zonjën Topalli sinkron. Ta ndjekim dhe...Ilir Meta – Patjetër! Me kënaqësi!(Insert.)Roland Qafoku – Faleminderit! Qindra mijëra dollarë! Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta?Ilir Meta – Shiko, unë nuk jam këtu që të merrem me politikanë dhe me politikane që vuajnë nga sindroma e Otellos. Kjo është një çështje tjetër.Roland Qafoku – T’jua shpjegojmë shqiptarëve çfarë bëri Otello.Ilir Meta – Sindromën e Otellos e keni të qartë në wikipedia se çfarë është.Roland Qafoku – Unë e kam të qartë, por ta përshtatim te zonja Topalli.Ilir Meta – Nuk ka nevojë. Është e qartë për qytetarët shqiptarë.Roland Qafoku – Se viktima ishte Desdemona.Ilir Meta – E rëndësishme është që në politikë të ruhen disa standarde të karakterit njerëzor, sepse sigurisht që gjëja më e lehtë është të shpifësh, por në momentin kur e tepron, edhe në shpifje, pa dyshim që ai të cilin përpiqesh të manipulosh, reagon ndryshe nga sa ti shpreson. Besoj se kjo nuk është hera që u ndodh edhe zëdhënësve të këtyre shpifjeve. Për rastin konkret, meqenëse ju e kishit kaq për zemër, dëgjuam që atje ishin mbjellë palma dhe pemë. Kjo është një gjë fare qesharake.Roland Qafoku – Pse?Ilir Meta – Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu më radhë; nga Vora në Lalëz sa kilometra është?Më pak se 20 kilometra, ta them unë.Roland Qafoku – Nuk duhen më shumë se 20 minuta.Ilir Meta – Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, vajtje-ardhje sa karburant mund të harxhojnë?Roland Qafoku – Deri këtu do të shkojmë, të llogarisim?Ilir Meta – Po, këtu duhet të shkojmë për t’u dhënë njerëzve mesazhin që kemi të bëjmë me sindromën e Otellos. Thelbi i së cilës është xhelozia, bota paralele, dyshimet, pasiguritë dhe marrëzitë, të cilat ai vetë, në fund të fundit, i përjeton dhe i vuan. Nuk kemi të bëjmë me shpenzime marramendëse, sepse jua thashë edhe një herë, për të marrë nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo, për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj.Roland Qafoku – Tani 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta?Ilir Meta – Kjo është një fantazi tjetër dhe natyrisht që, kur dëgjohen shifra të tilla, të cilat janë tërësisht larg së vërtetës, duhen pjesëtuar disa herë, pa dyshim që çdo qytetar shqiptar
Ilir Meta - ...të ulë galixhantin. Kërkoj ndjesë që po e them këtë, por ky ishte niveli, për fat të keq, i “Rilindjes demokratike” për katër–pesë ditë me radhë, lidhur me këtë ditëlindje, ku dihet që aty ishin të ftuar të gjithë: përfaqësues mediesh, opozitarë e kështu me radhë. Pra, nuk kishte asgjë për të fshehur.Roland Qafoku – Pse nuk e ftuat zotin Basha?Ilir Meta – 500 kilogram karkaleca! Unë që isha i zoti i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj, që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi! Madje, nxjerrin edhe shishe në gazetën e partisë. Shishe gjoja 300 euroshe, të marra në Francë. Ndërkohë që aty nuk është shërbyer me shishe. Së dyti, unë mund t’ju them se...Roland Qafoku – Çfarë vere ishte?Ilir Meta – Ishte e llojeve të ndryshme. Nuk ka pasur vetëm një verë. Është shërbyer me enë të veçanta. Unë nuk ka parë në jetën time shishe vere 300 euro. Nuk e kam provuar as për vete, jo më ta bëja këtë gjë për miqtë e mi shumë të nderuar që ishin aty. Po ta ishte kaq shumë verë, do të kishte ndodhur edhe ndonjë aksident, sepse kanë qenë edhe shi atë natë. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e disa mendjeve mjaft të lodhura që nuk prodhojnë dot politikë dhe kërkojnë të prodhojnë baltë. Është e drejta e tyre. Nuk kam gjë për të fshehur. Përkundrazi, meqë edhe ju e paskeni me kaq merak.Roland Qafoku – Zonja Topalli e kishte më merak sesa unë.Ilir Meta – Nuk e shohim dot sindromën e Otellos për ata që e vuajnë, por për qytetarët, edhe për ju...Roland Qafoku – E keni edhe për zonjën Topalli?Ilir Meta – ...mund të jap këto sqarime.Roland Qafoku – E keni edhe për zonjën Topalli?Ilir Meta – ...mund të jap këto sqarime. Shpenzimi për një person nuk ka qenë më shumë se 3,5 mijë lekë të reja. Që do të thotë, dy ose tri herë më pak, nëse do të ishte bërë te “Rogneri”, ose te “Sheratoni”. Për sa u takon palmave që janë vendosur atje, jua thashë se sa vete i gjithë shpenzimi. Ngarkim-shkarkim dhe 150 litra karburant nga Vora në Lalëz dhe kthim, me vazo sikurse erdhën. Gjithçka ishte thjesht një ide. Tenda gjigante, që ishte prodhuar gjoja vetëm për këtë ditëlindje, ishte vetëm një mashtrim.Roland Qafoku – Pse?Ilir Meta – Sepse, e para, ditëlindja është vendosur pak ditë përpara për t’u bërë dhe për t’u bërë në atë vend, për arsye edhe të numrit të njerëzve që u shtuan.Roland Qafoku – Pak nuk ishin.Ilir Meta – Unë do të doja të ishin 6 mijë, por nuk kisha mundësi. Pra, edhe në këtë rast, është thjesht një abuzim, sepse çadra të tilla bëhen këtu, janë kompani shqiptare që i kanë të gatshme, me elemente të parafabrikuara për të kompozuar gjëra të tilla. Kështu që...Roland Qafoku – Kur mbaron, i heqin?Ilir Meta – Patjetër. Çadra është vendosur për dyzet e tetë orë. Tani e merr dikush tjetër: bën aktivitet, dasmë, ditëlindje etj. Edhe qiraja e çadrës shkon më pak sesa të marrësh hotel “Sheratonin”.Roland Qafoku – Më pak?Ilir Meta – Më pak. Patjetër.Roland Qafoku – Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë.Ilir Meta – Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen.Roland Qafoku – Kishte ndonjë dhuratë që ju bëri më shumë përshtypje?Ilir Meta – Ajo e pikturave të zotit Rama. Ishte shumë interesante, sepse ishte shtrirë mbi të.Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, unë po këmbëngul për faktin se edhe në rrjetet interesi ka qenë shumë i madh. Pse ndodhi kjo, sipas jush? Mirë kjo që po thoni në mënyrë të përgjithshme, megjithëse zonja Topalli ka emër e mbiemër dhe ka folur pesë metër para jush në Kuvend...Ilir Meta – Sigurisht që ka folur dhe flet vazhdimisht...Roland Qafoku – Edhe zoti Ngjela, po ashtu.Ilir Meta – Flet vazhdimisht gjëra të tilla dhe unë nuk para preferoj t’i përgjigjem në Kuvend, sepse mendoj se vlerësimin për secilin prej nesh e japin qytetarët dhe ata nuk nisen nga ajo se çfarë themi ne, por nga ajo se çfarë bëjmë ne. Për zonjën në fjalë, mendoj se ato që ka bërë në vetëmenaxhimin e Kuvendit, nuk e nderojnë edhe në aspektin e respektimit të ndjeshmërisë të qytetarëve për shpenzimet e politikanëve. Mund t’ju them se unë kam një përqasje tjetër prej saj në këtë drejtim, duke kufizuar në maksimum shpenzimet e lëvizjeve të Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm kaq, por edhe për transparencën e menaxhimit të fondeve të buxhetit të Kuvendit. Por nuk dua të hyj në këtë çështje.Roland Qafoku – E lidhni këtë me atë që ka thënë zoti Braçe për të bërë padi në prokurori për shpenzimet gjatë kohës...Ilir Meta – Nuk dua të merrem me këto gjëra. Dua të them se është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat.Roland Qafoku – A kishit ngjala, apo vetëm karkaleca?Ilir Meta – Vetëm tre karkaleca kisha unë për vete. Nuk e di kush ka pasur kaq shumë.Roland Qafoku – Pse nuk e keni ftuar zotin Basha? Nuk keni ftuar edhe shumë të tjerë, por le të ndalemi te zoti Basha.Ilir Meta – E kemi ftuar për reformën administrative territoriale: kjo është më e rëndësishme.Roland Qafoku – Po s’është ditëlindje ajo, zoti Meta!Ilir Meta – Nuk jemi këtu për “qoka”, por për të zgjidhur ca gjëra më të mëdha. Reforma administrative territoriale është më e rëndësishme, dhe ai po i largohet asaj ftese. Kjo i intereson qytetarëve. Kostoja administrative kursen 80 milionë dollarë. Nuk është pak, apo jo, dhe rikthehemi sërisht.(Publicitet.)Faleminderit! Rikthehemi sërish në studio.Zoti Meta, shumë minuta na mori ditëlindja, megjithatë...Ilir Meta – Ju i kërkuat vetë minutat për ditëlindje.Roland Qafoku – Zoti Meta, sapo jeni kthyer nga një vizitë në Kosovë. E ndoqa dhe ishte shumë intensive. Më bëri përshtypje vizita juaj në Manastirin Ortodoks në Deçan. Çfarë simbolike kishte kjo? Tashmë opinioni e di të gjithë historinë, debatet, përplasjet, por edhe investimet aty. Çfarë simbolike kishte kjo për ju?Ilir Meta – Natyrisht që kjo nuk ishte vizita e vetme, por ishte një aspekt domethënës i gjithë kësaj vizite në Kosovë. Sigurisht, vetë ky manastir dhe ekzistenca e tij për më shumë se 700 vjet deri në ditët e sotme, është edhe një tregues i bashkëjetesës dhe i bashkekzistencës së feve dhe komuniteteve të ndryshme, sepse, në fund të fundit, një rol të rëndësishëm për ruajtjen e manastirit kanë luajtur vetë shqiptarët e Deçanit. Natyrisht që përfaqëson një simbol të kësaj bashkëjetese edhe në kohët e reja dhe është një shfaqje e shkëlqyer e tolerancës së shqiptarëve të Kosovës. Prandaj edhe kujdesi për të mendoj se është kuptimplotë dhe u shërben atyre mesazheve të së ardhmes për një Kosovë demokratike, për një Kosovë Europiane, për një Kosovë që bazohet tek toleranca fetare dhe te pajtimi etnik. Për më tepër, ai ishte vërtet një manastir shumë i bukur dhe shumë interesant (unë nuk kisha qenë asnjëherë), dhe do të jetë një nxitës i fuqishëm edhe për turizmin në të ardhmen në atë zonë.Roland Qafoku – Zoti Meta, vijmë te politika, tek ajo që ju bëni çdo ditë. Në datën 15 mbushen 7 muaj nga qeverisja e koalicionit PS-LSI. Si do ta bëni një analizë të shkurtër të këtyre shtatë muajve? Natyrisht, 7 muaj nuk janë shumë, por edhe pak fare nuk janë, ka tendenca.Ilir Meta – Mendoj se janë 7 muaj që flasin për një maxhorancë që ka sjellë një frymë të re. Ka një qasje shumë konstruktive në të gjitha planet: me qytetarin, në radhë të parë, me institucionet dhe me opozitën. Absolutisht është një maxhorancë dhe një qeveri, e cila po ecën drejt realizimit të programit të saj, i cili në fazën e parë kishte, natyrisht, procesin e stabilizimit, sidomos atë financiar, sepse ka qenë një situatë mjaft e vështirë, aq sa ka qenë mjaft e vështirë për të identifikuar situatën reale financiare, borxhet e shtetit dhe borxhet ndaj kompanive private. Por, aktualisht, qeveria po ecën drejt fazës së dytë, asaj të realizimit të programit të saj dhe përqendrimit te rritja e punësimit, që është sfida më e rëndësishme që u intereson qytetarëve tanë.Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, kritikët, sidomos opozita, kanë një sërë rezervash për qeverisjen 7-mujore të koalicionit PS-LSI. Situata kriminale, situata ekonomike, por edhe papunësia janë tri shtyllat, në të cilat opozita e ka përqendruar të gjithë bërjen e pozicionit të saj ndaj qeverisjes. Si e komentoni ju këtë?Ilir Meta – Problemi është se opozita është ende larg të ambientuarit me pozitën e re, ku e ka vendosur vota e qytetarëve shqiptarë, që është pikërisht të bërit opozitë dhe, njëkohësisht, nuk ka ende një reflektim për përgjegjësitë që ka për sa i takon situatës financiare të vendit, asaj ekonomike, problemeve të punësimit, apo edhe kriminalitetit, sepse këto nuk janë probleme të krijuara tani. Kemi dëgjuar vazhdimisht të flasin edhe për punën e Lazaratit, për kanabisin, ndërkohë që harrojnë se në momentin kur ishte mbjellë kanabisi në pushtet ishte PD-ja.Roland Qafoku – Ishit edhe ju me PD-në.Ilir Meta – Patjetër.Ndoshta kjo mungesë aftësie për të reflektuar për të qenë të vërtetë, e bën shumë të pabesueshme dhe jo premtuese bërjen e opozitës nga ana e tyre. Për sa i takon qeverisë, unë mund të them se ka një dinamikë, një ritëm të qartë dhe një vullnet për t’u ndeshur me problemet dhe rezultatet po vijnë. Rritja e të ardhurave në tatime nga doganat është tashmë e qëndrueshme, është një trend i qëndrueshëm dhe në rritje të pandërprerë.Roland Qafoku – Si po funksionon koalicioni LSI-PS? Cili është ndryshimi me koalicionin që kishit me PD-në?Ilir Meta – Koalicioni po funksionon në mënyrë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese, sikurse edhe ju e shikoni dhe e ndiqni.Roland Qafoku – Ne e shikojmë, zoti Meta, por kur e thoni ju është e rëndësishme.Ilir Meta – Patjetër që funksionon shumë mirë.Roland Qafoku – Cili është ndryshimi i koalicionit të partisë që ju drejtoni me një kohë tjetër?Ilir Meta – Sigurisht që ky është një koalicion i natyrshëm. Koalicioni me PD-në ishte një koalicion i imponuar nga rrethanat.Roland Qafoku – Dhe raporti juaj personal në këtë koalicion me zotin Rama dhe me zotin Berisha. Me kë po qeverisni më mirë, me zotin Rama, apo me zotin Berisha?Ilir Meta – Unë jam gjithmonë bashkëpunues dhe konstruktiv, dhe jemi duke bashkëpunuar shumë mirë me Kryeministrin Rama.Roland Qafoku – Keni deklaruar se me zotin Berisha kishte raste kur kalohej viza e kuqe dhe e keni përmendur këtë. Me zotin Rama ka ndodhur të kalohet vija e kuqe?Ilir Meta – Jo.Roland Qafoku – Deri tani jo, apo do e thoni kur të mbarojë mandati?Ilir Meta – Jo. Për shembull, një vijë e kuqe në kohën kur qeverinë e drejtonte zoti Berisha ishte çështja e ndryshimit të ligjit “Për SHISH-in”, sepse ishin ndryshime të pakonsultuara me NATO-n, ndërkohë që Shqipëria pas anëtarësimit në NATO kishte detyrim që për një periudhë 3-vjeçare për çdo ndryshim në legjislacionin që kishte të bënte me sigurinë kombëtare duhej të konsultohej me NATO-n, dhe NATO-ja na kishte paralajmëruar që do të kishte sanksione për Shqipërinë. Kështu që, natyrisht ajo ishte një vijë e kuqe dhe ne këtë gjë e kemi treguar me qëndrimin tonë në Parlament ku dhe kemi parandaluar miratimin e një ligji që do të krijonte problem me NATO-n.Roland Qafoku – Mund të bëjmë paralelizëm në këto momente që maxhoranca kërkon të largojë kreun e SHISH-it?Ilir Meta – Nuk e kam dëgjuar këtë opsion. Mund të ketë mendime apo vlerësime të ndryshme nga deputetë të caktuar, por në fund të fundit, në emër të maxhorancës, aq më tepër për një rast të tillë, i takon të shprehet Kryeministri dhe ai nuk është shprehur për këtë gjë që thoni ju.Roland Qafoku – Po ju, çfarë mendimi personal keni për këtë çështje?Ilir Meta – Nuk kam ndonjë mendim për këtë çështje. Nuk kam ndonjë mendim, sepse nuk më takon mua të bëj vleresim, sepse nuk është një institucion...Roland Qafoku – Megjithatë, qëndrimi juaj është i rëndësishëm.Ilir Meta – Natyrisht që është i rëndësishëm, por është qëndrim më i rëndësishëm ai i Kryeministrit, sepse, në fund të fundit, Kryeministri ka përgjegjësi kryesore për sigurinë kombëtare dhe ky është një institucion që varet prej tij dhe duhet të varet prej Kryeministrit.Roland Qafoku – Sa ndikoni ju te zoti Rama në mendimet e tij?Ilir Meta – Ndikimi im ka të bëjë me programin e qeverisë, me objektivat e saj. Për sa i takon vendimeve të zotit Rama, ato janë vendime të tij.Roland Qafoku – Zoti Meta, natyrisht që një nga pikat më të rëndësishme të qeverisjes është punësimi dhe ju disa herë jeni kthyer vetë në drejtues të disa politikave për punësim, por zoti Meta, ne duhet ta themi që shqiptarët më shumë kanë dëshirë të punësohen në shtet sesa tek ajo politika që ju e keni proklamuar disa herë me fasonët, me ngritjen e fabrikave etj. Si zgjidhet kjo? Si e zgjidh qeveria këtë dhe si e zgjidhni ju si drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim?Ilir Meta – Sigurisht që mundësia për t’i punësuar njerëzit në shtet po bëhet gjithnjë e më e paktë, dhe jo vetëm kaq, por edhe nuk është shumë produktive. Ne e dimë që një nga problemet më të mëdha që kishte dhe vetë Greqia ishte fryrja e administratës publike për arsye politike. Prandaj, në këto kushte prioritet merr gjallërimi dhe xhirimi i sektorit privat dhe dhënia prioritet atyre bizneseve, të cilat në një kohë të shkurtër punësojnë më shumë qytetarë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që biznesi fason apo i manifakturës në përgjithësi ka pasur një vëmendje të veçantë nga ana jonë për një kohë të vazhdueshme dhe përsëri vazhdojmë të jemi të fukusuar në këtë drejtim, ashtu sikurse bujqësia, agropërpunimi janë sektorë të tjerë, të cilët mund të rrisin shumë numrin e të punësuarve në një kohë të shkurtër.Kështu që qeveria në këtë drejtim shumë shpejt do të aprovojë edhe një paketë, e cila do të krijojë shumë lehtësira për këto lloj aktivitetesh dhe investimesh me qëllim stimulimin dhe nxitjen edhe të sipërmarrësve për të rritur numrin e të punësuarve.Roland Qafoku – Zoti Meta, kjo është edhe një lloj surprize, por jo nga ato surprizat që ju si politikanë i quani pozitive/negative. Ky është një shkrim juaji, zoti Meta, ju lutem regjia të më ndihmojë, që nuk e keni botuar, e keni shkruar gati dhjetë vjet më parë, por lidhur me këtë të punësimit mua gjithmonë më ka mbetur në mendje, sepse ju keni shkruar diçka për një njeri shumë të dashur në jetën tuaj, ka qenë kryetari i grupit të shoqërimit tuaj, Kastriot Koçi, i cili nuk jeton më, por më ka bërë shumë përshtypje një pasazh që ju keni përdorur këtu: “Më kujtohet kur u bëra Kryeministër, e ftova Kastriotin për një kafe dhe i thashë se ai i kishte të gjitha cilësitë për të qenë drejtues ku të dëshironte. Pse, nuk je i kënaqur me mua, m’u drejtua Kaçi. Jo, i thashë me sinqeritet, por mendoj se ti ke goxha shkollë dhe përvojë dhe mund të vazhdosh karrierën tënde, dhe sipas meje mund të rrijë kushdo me mua. Por, thotë ai, unë nuk e kam këtu, shef, për t’u bërë drejtor dhe për të bërë karrierë, por dua të rri me ju deri sa të mërziteni ju me mua”.Ilir Meta – Këtë unë e kam shkruar, por cila është pyetja?Roland Qafoku – Pyetja ime është: a ka njerëz të tillë që nuk duan të punojnë në shtet, nuk duan të punojnë drejtorë, nuk duan të bëhen dikushi në shtet dhe t’i kërkojnë këtë...Ilir Meta – Absolutisht që ka shumë njerëz, të cilët punojnë në aktivitete private, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre, madje unë vazhdimisht edhe kur diskutoj me bashkëpunëtorët e mi në Lëvizjen Sociale për Integrim u kërkoj që t’i japim një prioritet shumë më të madh edhe në forcën tonë politike atyre njerëzve, të cilët kanë vlerat e tyre, kanë ndërtuar jetën e tyre dhe nuk vijnë në një forcë politike as për t’u bërë drejtorë, as për t’u bërë tatimorë apo doganierë e ku di unë, por vijnë sepse ndihen mirë dhe vijnë si qenie sociale, shoqërore për të thënë fjalën e tyre, për t’u dëgjuar, për t’u respektuar, dhe të tillë ka plot, janë pedagogë, janë sipërmarrës, nuk kanë nevojë si të thuash për shtetin, për ekzistencën e tyre, për personalitetin e tyre, por që natyrisht, si qenie sociale kërkojnë...Ilir Meta – kjo shoqëri, e cila po bën progres dhe natyrisht që do të bëjë progres, duke pasur edhe një politikë progresiste.Roland Qafoku - Zoti Meta, tani i kemi të gjitha pyetjet e kësaj pjese për Kuvendin. Ata që ju njohin habiten me ju se sa tolerant, sa i qetë dhe atë Sali Berishën sa e toleron. Tani një çikë të drejtë kanë socialistët tani. Edhe aq kështu... E keni tepruar.Ilir Meta – Jo, nuk e besoj se ka ndonjë teprim nga ana ime si kryetar i Kuvendit. Teprimet, si gjithmonë, janë nga ana e doktorit.Roland Qafoku – Po Rregullorja?Ilir Meta – Rregullorja, në radhë të parë është bërë për të garantuar të drejtat e opozitës, sepse kuptohet se një shumicë e cila do ta bënte Rregulloren sipas interesave të saj, do të ishte një kërcënim për opozitën, për liritë e saj, për të drejtën e saj për t’u shprehur dhe për të qenë e përfshirë. Kështu që unë insistoj se është më mirë të akuzohem për tolerancë, se sa të akuzohem për arrogant, që do të thotë se Rregullorja është e rëndësishme dhe natyrisht që ajo na orienton të gjithëve, por edhe fleksibiliteti, mendoj, në këtë rastin që ju përmendni, nuk është në dëm të parlamentarizmit. Ajo që e dëmton parlamentarizmin, shpesh është jo vetëm teprimi i Berishës, por edhe fjalori i tij i papërshtatshëm për atë përvojë, për atë eksperiencë që ai përfaqëson.Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta... Ilir Meta – Dhe kjo është arsyeja që shpesh edhe deputetë të caktuar të maxhorancës, apo edhe një pjesë e opinionit mund të bëhen nervozë me mua.