Ra në kanionet e Erzenit, gjendet pas 10 ditësh trupi i 18-vjeçarit

Gjendet pas 10 ditësh, trupi i pajetë i 18-vjeçarit Erjon Alizoti, i cili ra në kanionet e lumit Erzen.Trupi i pajetë i 18-vjeçarit u gjet nga polumbarët dhe forcat e komisaritatit numër 1 në guvat e kanionit, jo shumë larg vendit ku u rrëzua.Mësohet se viktima u dërgua rreth orës 10:30 në morgun e Tiranës ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore dhe më pas trupi i pajetë do t`u dërëzohet familjarëve.18-vjeçari Erjon Alizoti u zhduk pasditen e 30 marsit gjatë eskursionit të një grupi të rinjsh në kanionet e Erzenit.18 vjeçari së bashku me një shokun e tij u rrëmbyen nga rrjedha e Erzenit, ndërsa po lanin duart në ujin e lumit.Ndërsa Danieli arriti të mbahej pas shkëmbinjve dhe shpëtoi Erjoni nuk u pa më që prej atij moment.