"Ballkani Perëndimor dhe integrimi europian", Basha sot në takimin e PPE në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në konferencën e katërt "Ballkani Perëndimor: Nga stabilizimi në asociim", organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europan.Në këtë konferencë, do të diskutohet me liderë politikë nga vendet e rajonit për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven e secilit vend për anëtarësim në BE. Konferenca do të drejtohet nga Joseph DAUL, Kryetar i Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian dhe President i PPE-së.Ndër diskutantët kryesorë do të jenë Eduard Kukan, Kryetar i delegacionit  për  Marrëdhëniet me Shqipërinë, Bonjën-Hercegovinën, Serbinë,  Malin e  Zi dhe  Kosovën në Parlamentin  Europian,  Riccardo Migliori, OSBE, Këshilltar i  posaçëm, ish-kryetari i Asamblesë të OSBE-së, Gunnar Hokmark, Zv. Kryetar i grupit të PPE -së në Parlamentin Europian, Kryetar i grupit te PPE në grupin e punës  për  zgjerimin e BE-së etj.