Banda e tritolit zhvendoset në Kuvend, Bizhga: Mbrojtëm familjen e Gjokonës VIDEO

Historia e bandës së tritolit, është zhvendosur në komisionin hetimor parlamentar ku po hetohen lëvizjet në polici.Seanca dëgjimore u zhvillua mes debateve te forta mes deputetësh e disa nga drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, për llogari të Komisionit Hetimor për levizjet në Policinë e Shtetit.Për gati dy orë me radhë zëvendës.drejtori i policisë, Sokol Bizhga, i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.Komisioni hetimor vazhdon punën pasditen e sotme duke marrë në pyetje shefat e policisë të cilët janë transferuar.Banda e tritolit zhvendoset në Kuvend, Bizhga: Mbrojtëm familjen e GjokonësNë seancën e sotme dëgjimore zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga deklaroi se Gjokona është dëgjuar dhe është marrë në mbrojtje familja e tij.Ka qenë deputeti i PD-së Eduard Halimi i cili kërkoi të dijë më shumë për denoncimin e Gjokonës në media, pasi ky i fundit pat deklaruar se policia nuk kishte pranuar denoncimin e tij.“ Nuk është e vërtetë që nuk e kemi pritur Gjokonën, e kemi dëgjuar dhe kemi marrë në mbrojtje famijen e tij “, u shpreh Bizhga.Dita e dytë e seancës dëgjore Komisioni hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit zhvilloi sot ditën e dytë të seancës maratonë të dëgjesave të drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.Bizhga sqaron gradat“Në 1999-2006 isha drejtor i parë me gradë ekuivalente. Në mënyrë të paligjshme më kanë hequr 2 grada në 2006”. Isha i penalizuar, por jam rritur në gradë kur isha në detyrë. Masa disiplinore tani është shlyer. Ligjërisht jam zv/drejtor pa asnjë mangësi dhe shkelje.Kam karrierë 20-vjeçare në polici, jam plagosur në detyrë. Nëse ka shkelje në emërimin tim, largohem nga detyra, jo nga policia. Unë kam urdhërimin e ministrit për t’u bërë zv/drejtor.Policia shqiptare bashkëpunon me homologët italiane për zbulimin dhe goditjen e trafikut të drogës” u shpreh Bizhga.Rrumbullaku: Burgaj më njofoi gojarisht për dorëheqjenMuhamet Rrumbullaku, paraardhës i Sokol Bizhgës, deklaroi se ai ishte njoftuar gojarisht për të dhënë dorëheqjen nga ish-drejtori, Hysni Burgaj. Ndërsa ka vendosur që të japë dorëheqjen të nesërmen.“Fillimisht mu tha gojarisht për t’u larguar nga posti dhe për të shkruar në një post tjetër si shef i trajnimeve në shkollën e Policisë së Shtetit, ku edhe jam aktualisht. Ndryshimet në polici bëhen duke ngritur grupe pune. Ka patur urdhër nga Ministria e Brendshme, na e komunikoi Burgaj. Në departamentin e Sigurisë Publike nuk pati ndryshime. Nuk më ka kërkuar njeri mendim për ndryshimet. Unë kam 26 vjet karrierë në polici në pozicione të ndryshme. Për foton me Arben Frrokun jam prononcuar në media. Prokuroria të hetojë mbi mua, s’kam lidhje me atë person. Grada ime është e rregullt dhe brenda ligjit. Bizhga e ka gradën për postin që mban. Bizhga ka patur një vërejtje e cila s’e pengonte në karrierën policore”deklaroi ai.Interesante në këtë seancë ishte edhe deklarata e deputetit të PS, Pjerin Ndreu,i cili tha se deklarata e djeshme e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi, se Muhamet Rrumbullaku e ka fituar gradën në kundërshtim me ligjin "ishte një lapsus".PD përballë PSSipas PD-së nga dëshmitë e marra sot në komisionin parlamentar hetimor, rezulton se të gjithë shefat e komisariateve në vend, jane dy grade me poshtë nga sa parashikon ligji, për rastet kur një oficer policie emerohet shef komisariati. Sipas ligjit ata duhet të kenë gradën kryekomisar, dhe rezulton se janë nën-komisar. Këtë e pranuan vetë sot në komision, mbi 10 shefa komisariati të thirrur për të raportuar.Sipas PD -se Nëndrejtori i Policisë, Bizhga, dipas ligjit duhej të ketë gradën drejtues i parë për të ushtruar këtë detyrë, në fakt është dy grada më poshtë, dhe ka gradën e kryekomisarit. Madje është me masë disiplinore, dhe masa disiplinore ndaj tij ka qënë që për një vit të mos rritej në gradë.Por PS pretendon se në bazë të ligjit të 2006 grada kryeinspektor është e barazvlfeshme me gradat kryekomisar dhe mund të kryejnë detyrën e shefit të komisariatit të policisë.Ndërkohë dje në komision dëshmuanish-drejtori i policisë Hysni Burgaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi i cili ka zbuluar se një një pjesë e ish-zyrtarëve të lartë të policisë, kanë patur grada në kundërshtim me ligjin.