Ilir Kupa në Tonight Ilva Tare: Ja si na keqtrajtonin në burgjet greke
Të jesh shqiptar në burgjet e shtetit helen, duket se je i destinuar të vuash dyfish dënim lidhur me atë çfarë parashkon ligji për veprën penale për të cilën ke marrë dënimin.Fakte rrënqethëse dalin çdo ditë nga shqiptarë që vuajnë dënimin në këto burgje, por dhe ish-të dënuar tani në liri, si një shpresë për të vënë në veprim sadopak autoritetet shqiptare për të marrë në mbrojtje qytetarët e tyre, kjo dhe pas vdekjes së Ilia Karelit.Ilir Kupa, një prej të arratisurve nga burgu i Trikallas, në një lidhje telefonike në emisionin Tonight Ilva Tare në RTV Ora News, mbrëmjen e sotme rrëfeu se janë mbi 4 mijë shqiptarë, e shumë pak prej tyre shpëtojne pa thyer brinjë ose pa u rrahur.Si ngjarja e Ilia Karelit ka shumë e shumë të tjera, shton ai, por ajo u bë e madhe se vrau policin grek.“Nëse nuk do ndodhte kjo, askush nuk do e merrte vesh. Do vritej ashtu siç janë vrarë shumë shqiptarë të tjerë dhe do thonin se vdiq në mënyrë natyrale. Ka shpiptarë të tjerë që kanë kaluar shumë e më shumë, që i kanë shkulur thonjtë, i kanë thyer brinjët, e i ke nëpër burgje” rrëfeu Kupa nga burgu 302 në Tiranë.Babai i dy fëmijëve i bën thirrje shtetit të ndërhyjë për të zbardhur edhe vrasjet e miqve të tij nga policia greke, ndërsa deklaron edhe njëherë se nuk është pjesë e bandës së babagjyshëve që grabitën Qëndrën Tregëtare në Tiranë.Ilir Kupa zhvilloi një bisedë telefonike me gazetaren Lindita Çela për emisionin Tonight, të Ilva Tare: Ja si na keqtrajtonin në burgjet grekeLindita Çela: Z. Ilir, gjykata e Tiranës, njohu sot vendimin e drejtësisë greke pas akuzës së ngritur për evazion fiskal. Gjykata sot vendosi 8 muaj burg. Si do e gjykonit këtë vendim?Ilir Kupa: Lajmi i mirë është për mua se unë nuk do të ekstradohem por gjyqi që u bë sot ishte i paligjshëm. Këtë vendim që dha sot Gjykata e Tiranës unë e kam marrë kur kam qenë në burg, në Greqi, në vitin 2009, ndërkohë që unë jam arratisur në vitin 2013. Deri më sot unë nuk dija asgjë për këtë akuzë. Shteti grek po të ishte se i zbatonte rregullat duhet te m’a sillte këtë vendim në burg por unë nuk kam marrë pjesë as në gjyqin e zhvilluar. Megjithatë kjo çështje nuk më prish punë. Dhjetë muaj dënim janë por nuk është e drejtë dhe avokati im do e apelojë këtë vendim.Lindita Çela: Ju z. Kupa, jeni arratisur nga burgu i Trikallës, si trajtohen shqiptarët në këto insitucione të riedukimit?Ilir Kupa: Të gjithë shqiptarët që janë në Greqi, kanë një trajtim shumë të keq nëpër burgje . Mbi 50 përqind e tyre janë dënuar kot fare, ndërkohë pjesa tjetër janë dënuar shumë rëndë për vepra të lehta penale. Në 2008 isha i burgosur, dhe pas pas 6-7 muajsh shkova në rajonin e policisë së Athinës, për një gjyq. Ligji thotë se kur je i burgosur nuk ka të drejtë të prekë njeri me dorë. Ishte një kohë kur burgaxhinjtë ishin në grevë dhe unë kisha 15 ditë pa ngrënë. Mund t’ju them se për një orë e gjysmë më kanë masakruar duke më rrahur. Më kanë nxirë gjithë trupin. I them gjykatësit që duhet të bëj denoncim, dhe ai më thotë se mos të beja vepra penale në Greqi, nëse nuk doja të rrihesha por në Shqipëri. Unë i thashë që këtu nuk kam bërë asnjë vepër penale dhe kam kërkuar pafajësi por edhe nëse unë jam i fajshëm, nuk është e drejtë që të më vënë prangat dhe të më hidhen 10 policë në dru.Lindita Çela: Këto tortura që pësojnë shqiptarët ia adresoni ndokujt në Greqi, si Avokatit të Popullit apo medias ?Ilir Kupa: Nuk merret askush më këto gjëra. Askush nuk do t’ia dijë, sidomos për shqiptarët. Për të burgosurit shqiptarë nuk ka interes askush.(Video: Biseda telefonike sonte në mbrëmje)Lindita Çela: Sa shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet greke?Unë mund të them se janë mbi 4 mijë shqiptarë e shumë pak prej tyre shpëtojne pa thyer brinjë ose pa u rrahur.Lindita Çela: Z. Ilir, a mund të më thoni çfarë ka ndodhur me ju në Greqi?Ilir Kupa: Jam një person që kam ikur 12 vjeç nga Shqipëria. Kam punuar punë krahu, kam qenë shumë i rregullt, kam qenë në skuadrën greke të boksit. Erdhi momenti që bëra një gabim. Më dhanë dënim që ju nuk mund ta imagjinoni… Unë nuk jam kriminel. Jam njeri shumë i rregullt. Thjeshtë funksionimi i shtetit grek më ka shtyrë këtu. Më kanë akuzuar, dhe dënuar për diçka që nuk e kam bërë. Më kanë keqtrajtuar. Më kanë arrestuar babain, është i paralizuar. E kanë çuar në burgun e Larisës, e kanë mbajtur 5 muaj brenda..Lindita Çela: Po babai juaj përse u arrestua?Arsyeja që e arrestuan, sipas tyre, ishte se kishin bërë një ngatërresë me emrin tim. E kupton çfarë ndodh? Këto gjëra edhe mund të provohen se janë me fakte.Lindita Çela: Kjo dhunë ndodhte edhe në brugun e Trikallës kur ishit ju?Ilir Kupa : Mund të them se në burgun e Trillakës, në sektorin ku isha unë, janë mbi 4-5 çuna që i njoh të cilët nuk kanë bërë asgjë kurse të tjerë që ndodhen aty, mbi 50 përqind e tyre, mbahen kot, mos me thënë që duhet të kryenin nga një muaj apo 6 muaj burg. Me këto akuza që kam unë, po të ishte një grek, do të bënte vetëm një vit burg. Ndërkohë unë kam bërë 6 vjet burg dhe ende jam në kërkim nga grekët.Lindita Çela: Z. Ilir, kur ju u arrestuat, u tha se dyshoheshit dhe si autor i grabitjes në një qendër tregtare, madje u tha se ju vetë e keni pranuar këte vepër penale. Është e vërtetë?Ilir Kupa: Jo, jo, në asnjë mënyrë. Si mund të më akuzojnë dhe une të pranoj një krim që nuk e kam kryer. Lëvizjet e mia kur unë kam ardhur në Shqipëri kanë qenë shumë të pakta. Unë nuk kam bërë asnjë krim në Shqipëri.Lindita Çela: Ju keni dëshmuar se keni qenë prezent kur u vra Marjan Kola, një tjetër i arratisur nga burgu i Trikallës. A mund të më përshkruani si ka ndodhur?Ilir Kupa: Unë dua t’ju them gjërat që nuk i di shteti shqiptar. Mua, bashkë me shokët e mi, na ka qëlluar policia greke 8 here, jo një e dy por tetë herë nga mbrapa kurrizit dhe asnjëherë nuk na ka thënë ndal. Si pasojë kanë humbur jetën tre shokët e mi.Lindita Çela: Ngjarjen e Ilia Karrelit , (Kudret Kumes), si e konsideroni dhe a mendoni se pas kësaj është shtuar dhuna në burgjet greke?Ilir Kupa: Është një ngjarje që shteti shqiptar duhet ta shohë. Unë si Ilir, di të them që asnjë nga policët grekë nuk do të shkojë në gjyq për këtë punë dhe po shkuan do të lihen të lirë më pas. Nuk do të burgoset asnjë. Si ngjarja e Kudretit Kumes ka shumë e shumë të tjera por ajo u bë e madhe se vrau policin grek. Nëse nuk do ndodhte kjo, askush nuk do e merrte vesh. Do vritej ashtu siç janë vrarë shumë shqiptarë të tjerë dhe do thonin se vdiq në mënyrë natyrale. Ka shpiptarë të tjerë që kanë kaluar shumë e më shumë, që i kanë shkulur thonjtë, i kanë thyer brinjët, e i ke nëpër burgje.Lindita Çela: Kjo ndodh vetëm me shqiptarët apo ky është standardi i burgjeve greke?Ilir Kupa: Përgjithësisht me shqiptarë por edhe me refugjatë të tjerë, me ata me ngjyrë. Me grekët as që behet llaf, as prangat nuk ia shtrëngojnë.Lindita Çela: Je bërë pishman qe je arrastisur nga burgu i Trikallës?Ilir Kupa: Absolutisht jo. Edhe një ditë po të kisha burg në shtetin grek unë prapë do të arratisesha sepse nuk më ka dhënë asnjë të drejtë. Drejtësia shqiptare duhet të interesohet pak për njerëzit që vuajnë dënimin në Greqi sepse shumica e tyre jane kot aty.Shqiptari i burgosur ne burgun e Marandrilos: Po atje ushtrohej dhunëPër skena dhune dhe dënime të pamerituara flet edhe një ish i dënuar në Greqi, Aurel Kajo.
(Ne foto:Aurel Kajo duke deshmuar per emisionin Tonight)“Kam qenë i dënuar prej tre vitesh në burgun e Malandrinos. Janë 3000 shqiptarë të burgosur atje, prej tyre 1000 me burgim të përjetshëm. Shqiptarët kur dënohen atje, 5 vite i marrin për shkak se janë shqiptarë, racizëm. Në vitet që kalova në Malandrino kemi pasur shumë precedence me gardianët, rrahje , madje dhe përdorim të plumbave plastikë. Kur shkon për të gjetur drejtësinë asnjëherë nuk e gjen. Jemi munduar me greva nga 10 ditë deri dhe 1 muaj. Çdo njeri kur është i pafajshëm kërkon mundësi për të qenë i lirë. Pas arrtisjes së Alketit ka pasur dhunë në gjithë burgjet greke. Unë personalisht jam dhunuar shpesh me shkopinj gome. Ose gardiantë hynin në qeli dhe provokonin duke përdhosur flamurin, vetëm për të provokuar të burgosurit shqiptar.Të burgosurit duan drejtësi, qoftë nga e majta apo e djathtë, nuk është punë partie” deklaroi ai në Tonight.Për dhunën në burgjet greke dhe rastin e vdekjes së Ilia Karelit foli edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.
“Ngjarja ka krijuar shqetësim, është ngjarje e rëndë dhe duket se ka pas shkelje të këtyre rregullave dhe standardeve që Greqia i ka të unifikuara si vend i BE. Vlen të theksojmë se Greqia ka qenë në qendër të kritikave për shkeljen e të drejtave të dënuarve, kryesisht me kombësi të huaj. Është e ndaluar përdorimi i dhunës, pavarësisht veprës që ka bërë i dënuari.Te ftuar në studio sonte në mbrëmje ishte edheArtur Zoto Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Studimet pas universitare i ka kryer për Kriminologjinë në Mbretërinë e Bashkuar. Respektimin e të drejtave të njeriut te të burgosurit, e konsideron jetike në mbarvajtjen e insitucioneve të rehabilitimit.Vladimir Meci Avokat dhe themelues i studios ligjore Medi. Ka nje karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë, si gjyqtar, prokuror. Shpreh bindjen se ne asnjë rrethanë nuk mund te shfajësoje torturën . Autoritetet shqiptare, nuk mund te qendrojne indiferente per cka ndodh me shtetasit shqiptare neper burgjet e Greqise.Sotiraq Nushi Komisioner i Avokat të Popullit prej 2000 ekspert I te drejtave te njeriut. Thotë se vrasja e të dënuarit shqiptar Ilia Kareli konsiderohet një rast torture nga Avokati i Popullit. Pervec zbardhjes së ngjarjes dhe dënimit te autorëve, kerkohet dhe përmirësimi i kushteve në burgjet greke për të dënuarit shqiptarë.Lazer Sokoli Avokat. Ka mbrotjur disa shqiptare te akuzuar nga drejtesia greke e se fundi edhe Ilir Kupen, qe u arratis ne mars 2013, se bashku me dhjete persona te tjere, nga burgu i Trikallas. Deshmon se shqiptaret që vuanjnë dënimin në greqi, jo vetëm torturohen por u mohohet dhe e drejta më elementare, sic është prezumimi I pafajesisë.Më shumëAkuzat për evazion fiskal, Gjykata e Tiranës njeh dënimin grek për Ilir Kupën