Misteri që mbulon historinë e Gentianit, familjarët kërkojnë zhvarrosjen e trupit VIDEO

Një histori misteri fshihet pas dhimbjes dhe lotëve familjes Bërmeta e cila në maj të 2013 humbi djalin e saj Gentian 34 vjeç në Itali.(Në foto 34-vjeçari Gentian Bërmeta) Emisioni i mbrëmshëm investigativ "Alarm" i Ora News, përmes dëshmive por dhe fakteve është përpjekur të hedhë dritë mbi këtë mister si dhe të përcjellë apelin për ndihmë që familja, që jeton në periferi të Tiranës, i drejton shtetit.E gjitha nis më 14 maj të vitit të kaluar kur mediat italiane publikojnë vdekjen e 34 vjeçarit shqiptar Gentian Bërmeta nga një mbidozë kokaine.Pa një konfirmim zyrtar, disa ditë më pas e motra denoncon në komisariatin 6 zhdukjen e vëllait dhe rend nëpër dyert e Ministrisë së Jashtme dhe ambasadës italiane për të mësuar mbi fatin e të vëllait.Në gusht një person kontakton me familjen Bërmeta për t'i komunikuar se do e sillte ai në atdhe trupin e pajetë të Gentianit për të kryer këtu ceremoninë mortore.Më 20 gusht 2013, arkivoli vjen në Shqipëri dhe familja i jep lamtumirën.  Tetë ditë më pas, më 28 gusht një letër e ardhur nga ministria e Jashtme shqiptare i konfirmon familjes se djali ka vdekur dhe trupi ndodhet në morgun e Universitetit "La Sapiensa" në Romë.Misteri : Kush është varrosur në vend të Gentianit?Këtu nis misteri.  Familjarët hedhin dyshime se në varrin që është ngritur në emër të Gentianit mund të mos jetë trupi i njeriut të tyre të dashur por i dikujt tjetër."Atij njeriut që na solli arkivoli i kërkuam ta hapnim, dhe Gentianin ta varrosnim me kostum, por ai nuk na la duke na thënë se është dëmtuar shumë," tregon e motra, Irena Bërmeta, në një dëshmi dhënë mbrëmë emisionit "Alarm".(Në foto Irena Bërmeta, motra e  Gentian Bërmetës)E motra, Irena kujton dhe një detaj tjetër më të rëndësishëm.  "Arkivoli ishte i rëndë dhe nuk ishte në përmasat e gjatësisë së Gentianit. Ishte më i vogël", kujton ajo.Shpresa e fundit dhe apeli i familjes: Të zhvarrosetMes dhimbjes, lotëve dhe me dokumente në dorë, nëna dhe e motra e Gentianit, kërkojnë ndihmë për të gjetur paqen me shpirtin por dhe për të zbuluar misterin e vdekjes së djalit të saj.Përveç letrës së 28 gushtit, emisioni "Alarm" disponon dhe një dokument që mban datën 3 janar 2014 ku ministria e Jashtme Italisë i dërgon letër ministrisë së Jashtme shqiptare. Ajo informon se trupi i Gentian Bërmetës ndodhet në  morgun e Universitetit "La Sapiensa" në Romë dhe i kërkon ta tërheqin.(Në foto Irena Bërmeta, dhe Gentian Bërmeta)Më 16 janar 2014 Ambasada shqiptare në Romë i çon një letër ministrisë sonë të Jashtme ku informon se e gjitha mund të jetë një lapsus.Ndërkohë që dokumentet e morgut universitetit "La Sapiensa" shkruhet se trupi i Bërmetës ka qëndruar në këtë morg nga data 15 maj 2013-19 gusht 2013.Familja kërkon zhvarrosjen e trupit dhe ndihmë për të shkuar në Itali për të bërë verifikimin e kufomës që ndodhet në morgun e Universitetit "La Sapiensa" në Romë.Ndiqni emisionin e plotë: