Bushati takon Krichbaum, në fokus integrimi dhe statusi i Shqipërisë
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrja e statusit të vendit kandidat ka qënë në fokus të vizitës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati në Gjermani.Kryediplomati shqiptar është takuar sot në Berlin me kreun e Komisionit për Çështjet e Integrimit në parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum dhe me deputetë të koalicionit qeverisës CDU/SPD, anëtarë të grupit për politikën e Jashtme.Në takimin mes Bushatit dhe Krichbaum u diskutua për avancimin drejt bisedimeve për anëtarësim në BE dhe mbështetjen e Gjermanisë.Nga ana e tij ministri Bushati theksoi se Shqipëria ka arritur progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Gjatë vizitës në Gjermani, shefi i diplomacisë shqiptare do të takohet edhe me homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier si dhe me përfaqësues të lartë të ngarkuar me çështje të BE-së, politikës së jashtme dhe sigurisë.Gjatë takimeve, përveç çështjeve që lidhen me agjendën evropiane të Shqipërisë do të diskutohen edhe marrëdhëniet dypalëshe, për rajonin etj.