Mbi 2 ton drogë në portin e Durrësit, ishte fshehur në divanët që shkonin në Itali VIDEO/FOTO

Dy ton e 250 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia kufitare e Durrësit, ndërkohë që në pranga është vendosur një shtetas maqedonas, Aco Nikolovski, drejtuesi i automjetit ku ishte fshehur lënda narkotike.Nga informacionet paraprake mësohet se sasia e madhe e drogës ishte fshehur në një kamion tip trajler, i cili ishte i ngarkuar me divanë, ku në brendësi të tyre ishte bërë e mundur të fshihej edhe droga e cila është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruar nga policia kufitare e këtij porti.Ende policia e qarkut Durrës nuk ka dhënë një informacion zyrtar mbi ngjarjen, por dyshohet se droga ishte siguruar në Maqedoni me destinacion përfundimtar shtetin Italian, e më pas tregjet Perëndimore.Evidentimi i lëndës narkotike u arrit pas kontrollit të imtësishëm që efektivët e policisë kanë kryer në kamion, duke përdorur edhe qenin antidrogë.