Paloka: Rama Kryeministër fasadash, në Vlorë të sqaronte shkarkimin e Dervishit VIDEO
Kryeministri Edi Rama duhet të sqaronte opinionin publik pse vendosi shkarkimin e prefektit të Vlorës dhe jo të bënte show.Deklarata vjen nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka i ftuar sot në mbrëmje në RTV Ora News.Gjatë intervistës me gazetarin Patrik Sadikaj, Paloka theksoi se shefi i qeverisë nuk ka dalë akoma nga atmosfera e fushatës zgjedhore dhe e etiketoi Ramën "Kryeministër fasadash dhe teatrosh". Ndërsa tensionet me Presidentin ai i sheh një proces në vijim pasi sipas Palokës, Rama i ka shpallur luftë Presidentit që në kur u mandatua si Kryeministër.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, për gazetarin Patrik Sadikaj, Paloka foli dhe për marrëdhëniet mazhorancë-opozitë në Parlament, duke akuzuar edhe këtu Ramën se e ka shndërruar sallën e Kuvendit në arenë shfaqesh të ulëta.Sa i përket zhvillimeve brenda selisë blu, Paloka tha se analiza e kësaj Pratie do kalojë në skaner ato problematika që çuan në humbjen e zgjedhjeve, jo ndëshkime individuale.Rama në Vlorë të sqaronte shkarkimin e Dërvishaj"Rama del nga tre herë në ditë në tv dhe bën vetëm show, aktivitetet ka fillur ti bëjë në salla teatroje dhe operash, është e vjetër kjo për këtë që ku ishte në krye të Bashkisë. Rama është Kryeministër fasadash, ka lyer zyrat dhe me tapitë po bën show. Rama vetëm flet për legalizimet falas, ligji nuk është miratuar, pra tapitë janë dhënë me ligjin dhe letrat tona.Në Vlorë Rama duhet të sqaronte largimin e Besnik Dervishaj, ky i fundit ai pati dhe një ngjarje që u bë bujë e madhe. Nuk tha gjë pse e hoqi.Nuk mund të thonë më do bëjmë këtë dhe atë, janë në qeveri duhet ti bëjnë. Edhe vlonjatëve që u ka premtuar më shumë nga gjithë të tjerët duhet të jenë më të zhgënjyerit, asnjë i punësuar, vetëm show dhe vetëm shkatërrim. Në çdo hap që hedh ose shkatërron ose u prish jetën qytetarëve.", tha Paloka.Qeveria asnjë ligj të ri në Kuvend, vetëm sulme ndaj opozitës"Kjo është pjesë tjetër.Rama e ka thënë me mburrje që nuk do bëjmë ligje, atëherë çpunë bën parlamenti? Nxjerr Ramën me ato batudat e veta, pastaj kërkon falje, del Rama provon deputetë, provokon Berishën dhe e kthen parlamentin në arenë debatesh. Unë kam qenë ai që ua kam dhënë idenë kameramanëve që fiksojini një kamera, se ai gjithë kohën këtë punë bën, ose flet nëpër dhëmbë, bën xheste. Dikur dilte dhe nga vendi i Kryeministrit, dilte tek deputetët dhe ngacmohej me deputetët e opozitës si ordiner, më keq se ato sharësit me pagesë që ka. Nëse Berisha duhet të ikë më shpejt dhe kërkon kohën më parë per të folur edhe sharësi ndryshon vendin dhe merr fjalën më parë sipas skenarit të Ramës. Ligje të reja nga qeveria zero, parlamenti përveç shfaqeve të shëmtuara nuk bën gjë tjetër"
Opozita konstruktive, por s’mund të lejojmë shkeljen e KushtetutësObozita nuk po bllokon. Ne i kemi qëndruar kërkesave tona, pasi s’mund të lejojmë të shkelet Kushtetuta në parlament. Ligjet duhet të vinë në parlament që ne të mund ti bllokojmë, s’ka ardhur asnjë. Duhet bashkëpunim me opozitën, jo thjesht duke fyer dhe treguar arrogant, por me vepra dhe akte. Mazhoranca tregon arrogancën e vet në çdo moment, e bën qëllimisht. Po mbase Rama nuk e do statusin kandidat në BE, e kufizon, por nuk mund të vazhdojë kështu.Ngërçi qeveri-President, Rama luftë politike ndaj NishanitËshtë një sulm i nisur që në momentin e parë që Rama është ulur në karrigen e Kryeministrit, që me heqjen e portretit të Presidentit. Me akte të njëpasnjëshme Rama po tregon se është kundër këtij institucioni, dihet që Nishani ka qenë funksionar i PD, por a ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet? Absolutisht jo, vetëm qeveria qoftë dhe parlamenti me urdhër të Ramës. Nëse Presidentit i merr kompetencat, si në rastin e ILDKP-së, por ti marrësh kompetencat e propozimeve të tjera është gjëja më skandaloze. Lufta e tyre ka filluar hapur dhe do jetë e tillë. Për më tepër kur dhe deklaratat e Kryeministrit janë pjesë e kësaj lufte. Një farë Saimir Tahiri, një vogëlush që do të imitojë Ramën i bën letra Presidentit. Ka Ministrin e Drejtësisë aty, pse i dërgon letra publike Presidentit. Këto janë pjesë e showt vulgar të kësaj qeverie që nuk di të qeverisë.Analiza e PD, korrigjim gabimesh jo ndëshkimeNuk ka përfunduar përfundimisht procesi i anëtarësimeve të reja. Erdhëm pas një humbje jo të vogël dhe kur ka humbje ka dhe lëvizje njerëzish.Ka njerëz që kanë kaluar në LSI vetëm për të mbajtur vendin e punës. Ne na duhej të shihnim ku ishim realisht sot dhe ka pasur një fluks anëtarësimesh gati të pabesueshëm. Me të mbaruar kjo procedurë do fillojnë analizat dhe zgjedhjet e strukturave.Atë e kanë në dorë anëtarët e PD, ndëshkimi nuk është as me burg dhe as varje, ndëshkimi do jetë kur të votohen strukturat e zgjedhura të PD, anëtarët do vlerësojnë çdo figurë sipas mendimit të tyre dhe analizave që do bëhen. Qëllimi i analizës nuk është të ndëshkojmë njerëz por të zbulojmë ku gabuam dhe mos të përsërisim më këto gabime. Ky do jetë edhe vlerësimi edhe “ndëshkimi” i PD.Intervista e Deputetit Edi Paloka me Drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj ne RTV Ora News