Komisioni i Medias miraton kalendarin, nesër shqyrtohen vendet vakante në AMA VIDEO
Mazhoranca dhe opozita, pas nje maratone diskutimi plot 5 orësh kane arritur konsensusin, duke miratuar kalendarin e punimeve të komisionit të medias.Në bazë të kalendarit te miratuar, nesër do të nisë shqyrtimi i vakancave në Autoritetin e Mediave Audiovizive.Vakancat në AMA kanë sjellë një debat të ashpër, ku prej ditesh po mban peng Komisionin mediave.Opozita pretendon per 3 vende vakante ne AMA, pasi sipas tyre kryetarja ka nje mandat 5 vjeçar dhe i perfundon ne vitin 2016.Ndërsa mazhoranca bazuar ne Memon e fundit të shërbimit të mbikqyrjes së institucioneve të pavarura, pretendon për 4 vende vakante përfshirë dhe vendin e Kryetares, ku Memoja e fundit thekon se që nga viti 2012, Endira Bushati, e drejton AMA-n me mandat të paligjshëm.