Tenton arratinë pas sherrit me të ëmën, vajza 13-vjeçe bie nga kati i 3-të VIDEO

Një vajzë 13-vjeçare nga Korça ka luajtur rëndë me jetën e saj vetëm e vetëm për të mos iu bindur të ëmës që të bëntë gati detyrat.Një histori që për pak mund të ishte shndërruar në tragjedi. Një debat me fjalë siç ndodh mes prindërve dhe fëmijëve ka ndodhur mes vajzës dhe të ëmës që ka çuar këtë të fundit në vendimin ekstrem për ta mbyllur me çelës brenda në dhomë, ndërsa vetë ka vijuar punët e shtëpisë.[caption id="attachment_218343" align="alignnone" width="444"] (Në Foto: Çarcafi i improvizuar nga 13 vjeçarja)[/caption]E ndërsa është siguruar se mamaja nuk po dëgjonte asgjë, ajo ka marrë perdet dhe një rrip për të krijuar një litar dhe ka tentuar të dalë jashtë nga ballkoni në katin e pestë. Litari i sajuar i ka dhënë mundësi të zbresë deri në katin e tretë dhe aty e kanë lënë edhe fuqitë e krahëve dhe është rrëzuar në oborrin poshtë pallatit nga lartësia prej 9 metrash.Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë banorët e pallatit, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat jashtë rrezikut për jetën.E ëma, e cila është marrë në pyetje nga policia ka treguar se kishte pasur një debat me vajzën për shkak të rezultateve të dobëta në mësime dhe për këtë arsye e kishte detyruar që të mësonte me detyrim në dhomë.Policia ka bërë të gjitha verifikimet dhe më pas ka konkluduar se rënia ka qënë aksidentale për shkak se edhe litari nuk ka mjaftuar deri në tokë dhe vajza është detyruar të lëshohet nga kati i tretë.