Banesat sociale, Bozdo: Po shqyrtohen kërkesat, shpërndarja së shpejti VIDEO

Bashkia i propozon Këshillit Bashkiak kriteret për vendosjen e qerave minimale dhe  maksimale të banesave sociale. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, i shoqëruar nga drejtues të Bashkisë së  Tiranës ka parë nga afër kushtet në kompleksin e banesave sociale.Bozdo ka bërë të  ditur këto banesa janë gati dhe do t’i propozohen në mbledhjen më të afërt për vendimmarrje  Këshillit Bashkiak për vendosjen e qerave minimale dhe maksimale të banesave sociale.“E kemi marrë në dorëzim këtë qendër shumë vonë, për arsye se ka pasurproblematikë të akumuluar, zhvendosja e linjës 110 KW të tensionit të lartë, mos  furnizimi  i  banesave  me  ujë  dhe  me  energji  elektrike  në  mënyrë  të rregullt, dhe për më tepër pastaj na u desh edhe të paguanim të gjitha borxhet e  akumuluara  për  këtë  projekt  nga  administrata  e  kaluar,  TVSH-ja,  kostot lokale por edhe pagesat për energjinë elektrike dhe për ujin është përballuar nga administrata e Bashkisë Tiranë. Pas marrjes në dorëzim, pa humbur kohë, Bashkia ka punuar me një ritëm të lartë  dhe sot ne i  kemi propozuar  Këshillit  Bashkiak kriteret  thelbësore për vendosjen e qerave minimale dhe maksimale, dhe vendosjen e të ardhuraveminimale  dhe  maksimale  për  të  gjithë  ata  qytetarë  të  Tiranës  që  duan  të marrin  këtë  shërbim dhe  përfitojnë  nga  këto  banesa  sociale.  Ka  dy  nivele qeraje, të cilat shkojnë në logjikën e nivelit të të ardhurave të banorëve. Por më lejoni t’ju them që e reja që ne kemi futur është gjithashtu që ky program ibanesave  sociale  të  bashkërendohet  në  të  njëjtën  kohë  me  programin  e subvencionimit të qerasë. Pra, në qoftë se kemi një familje me të ardhura tëulëta që nuk kap nivelin minimal të të ardhurave, atëherë përfiton qeranë mëtë  ulët  duke  u  subvencionuar  nga  Bashkia.  Pra,  kemi  të  bëjmë  me  një konvergjencë të dy programeve dhe kjo është arsyeja që unë mendoj që ky program  gjithashtu  do  të  jetë  shumë  i  suksesshëm”deklaroi nënkryetari Bozdo.Bozdo ka theksuar se pas marrjes në dorëzim rreth një muaji më parë të banesave sociale ka nisur punën për përfundimin e te gjitha modaliteteve që do të  çojnë në shpërndarjen sa më parë të  tyre.  Aktualisht,  po shqyrtohet dokumentacioni i 1200 aplikimeve.“Jemi  plotësisht  të  gatshëm  që  385  apartamentet  t’i  shpërndajmë  në  mëshumë se 1200 aplikime të marra deri më sot nga qytetarët e Tiranës, duke filluar që nga viti  2007 kur u premtuan për herë të parë.  Me  këtë  rast  u  bëj  thirrje  të  gjithë  atyre  që  kanë  aplikuar  të  rifreskojnë dokumentacionin, sepse është kërkesë ligjore. Ne kemi një staf plotësisht në dispozicion të tyre, të këshillimit të dokumenteve që duhet të sjellin, por nga ana tjetër sapo dosjet e para të jenë gati, me miratimin e vendimit në Këshill Bashkiak,  ne  do  të  fillojmë  menjëherë  dhënien  e  banesave  sociale  për qytetarët  e  Tiranës,  dhe  veçanërisht  sipas  pikë avarazhit  të  caktuar  për shtresat në nevojë”përfundoi nënkryetari Bozdo.