Lushnja koncert për Vaçe Zelën, asnjë zyrtar nga Tirana VIDEO

Lushnja ka festuar sot 75-vjetorin e këngëtares së madhe Vaçe Zela, nderi i këtij qyteti dhe jo vetëm.Për nder të këngëtares, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, qyteti i saj i lindjes organizoi një koncert ku ra në sy mungesa e drejtuesve të lartë të Ministrisë së Kulturës si dhe e deputetëve të Lushnjes dhe Qarkut Fier.Koncerti dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e këngëtares Vaçe Zela u organizua sot  në sallën e kinoteatrit të mbushur plot si asnjëherë, ku u interpretuan këngë nga repertori i këngëtares së madhe.

Aktivitetet startuan me mbjelljen e një bredhi në lulishten para Qendrës Kulturore të Lushnjes, e cila mban dhe emrin e këngëtares së madhe.
Kreu i Bashkisë Lushnje u shpreh se me këtë bredh të mbjellë përjetohet këngetarja e madhe, Nderi i LushnjesMë tej, të ftuarit kanë lënë përshtypjet e tyre në librin e protokollit në hollin e kinoteatrit. Kanë marrë pjesë në këtë festë bashkëshorti i Vaçes Pjetër Radiqi, vëllai Hysni Zela, dhe drejtues të pushtetit vendor në Lushnje.