Ambulantët sfidojnë zyrtarët, tregëtojnë jashtë standardeve, pengojnë kalimtarët VIDEO

Produktet ushqimore të afruara nga tregtaret ambulantë, nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare, por nuk shqetësohen nga askush. Të vendosur në hyrje të tregut të lire, produktet e tyre kane zaptuar trotuarin, ndërsa qytetaret duhet të ecin në mes të rruges.Ky fakt bëhet shkak edhe për rëndim të trafikut, e kjo më së shumti në fundjavë. Kjo pamje nuk është e re dhe njihet si nga bashkia e Lezhës ashtu edhe nga AKU, specialistet të cilet mbyllin sytë perballe kesaj situate.Shumica e produkteve ushqimore tregetohen ne mes te baltes, duke mos dhene asnjë garanci për sigurinë e tyre. Ky shqetësim është ngritur edhe nga vetë përfaqesuesit e bashkisë së Lezhës, por pas çdo fjale vjen një spostim nga vëmendja që duhet të marre kjo situate.Edhe policia rrugore kërkon disiplinim të tregtarëve pasi zaptojne rrugen dhe bëhen pengesë për kalimin e lirë të qytetarëve dhe mjetëve, por sërish nuk ka asnjë reagim nga policia bashkiake e aq më tepër nga ata që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.Bulmeti, perimet, frutat e produkte të tjera bujqësore dhe blegtorale janë panorame e hyrjes së tregut të Lezhës, ndërsa per kushtet e tregtimit të tyre as që mund të flitet,nderkohe qe as zyra e mbrojtje se konsumatorit dhe as autoriteti i ushqimit nuk reagojne, a thua se pergjegjesite dhe detyrat e tyre kane ndryshuar synim.