Vokshi në Bruksel: Qeveria "luftë" me gratë, mijëra të pushuara nga puna
“Të drejtat e grave në Shqipëri janë të rrezikuara. Qeveria në Tiranë në shkelje flagrante me ligjin e nëpunësit civil, ka përzënë nga puna për shkaqe politike mbi 7000 profesionistë, gjysma e tyre janë gra dhe vajza, mes tyre nëna kryefamiljare , gra rome dhe familjarë të ish të përndjekurve politikë gjatë regjimit Hoxha. Gjykata Kushtetuese rrëzoi skenarin e Kryeministrit Rama për spastrimin e administratës nga profesionistët dhe zëvendësimin me militantë dhe familjarë të oborrit kryeministror, por revanshi i qeverisë nuk ka të ndalur”Kështu deklaroi në Bruksel , Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi gjatë takimit vjetor të Bordit të Përgjithshëm të Forumit të Grave Popullore Europiane.Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi informoi edhe për presionet e qeverisë ndaj 6 kandidateve gra, të cilat nën frikën e kërcënimeve hoqën dorë nga mandati i deputetit.Ndërkohë që gjatë fjalës së saj u ndal edhe në sulmet që Qeveria Rama ka nisur ndaj institucioneve kushtetuese, Institucionit të Presidentit, ILDKP, AMA.Europarlamentaret shprehën shqetësim për situatën në Shqipëri në prag të diskutimit të statusit për vendin kandidat. Presidentja e Forumit të Grave Popullore Europiane Doris Pack, duke mbështetur politikën konstruktive të ndjekur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kritikoi ashpër zhvillimet në regres të plotë në Shqipëri dhe theksoi se vendi ka nevojë urgjentë të ecë para në rrugën e integrimit.