Zbulohet gënjeshtra e Lindsay Lohan ! Ajo vazhdon të konsumojë alkol!

Aktorja e njohur Lindsay Lohan sic dihet nga të gjithë ka patur probleme me alkolin, prej një periudhe disavjecare por fundin e vitit të kaluar ajo u shpreh se ishte shëruar plotëishst dhe nuk I pëlqente me të konsumonte këto pije. Tashmë në reality shown e saj është kuptuar se ajo e refuzon alkolin vetëem në momentin që ndodhet përpara kamerave dhe aparateve fotografike. AJ Johnson është një profesioniste e cila ka për detyrë që të kujdeset për Lindsayn, deri në momentin që ajo do të jetë 100 % e shëndetshme .Në këtë seri të reality showt të aktores, AJ e kritikoi për një veprim që ajo ka bërë së fundmi.Ajo e pyeti Lindsayn nqs kishte konsumuar verë dhe për një kohë të gjatë këngetarja bëri një pauzë për tu menduar, dhe më pas ju përgjigj :"Ti supozohet që te jesh mikja ime, nuk duhej ta thoje dicka të tillë përpara kamerave." Por nuk përfundoi këtu, më pas 27 vjecarja zbuloi se ajo që I kishte treguar Lindsayt për veprimin e saj kishte qenë pikërisht nëna, Dina Lohan.Aktorja momentalisht po bën më të mirën që të ketë sërish karrierën e dikurshme. Lindsay Lohan I trembet shumë faktit se mbase këtë herë ajo nuk do t`ja dale dhe do të fundoset perfundimisht, dhe kjo është një ndër arsyjet përse ajo I bën të gjithë të mendojnë se ka hequr dorë nga zakonet e dikurshme. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë Lindsay Lohan pranoi :"Unë nuk konsumoj më alkol. Fakti se shkoj nëpër festa nuk do të thotë se bëj të njëjtën gjë si miqtë e mi."