Tenton të futet në shtëpinë e Julia Roberts, por skuadra e sigurisë e hedh mbi kaktus!
Edhe përse fotografët qëndrojnë gjatë gjithë kohës pas saj përsëri nuk mund të mësojnë gjithcka për aktoren Julia Roberts. Tashmë ëhstë bërë me dije nëpërmjet një burimi se cfarë ka ndodhur në muajin janar, vetëm pak ditë përpara se motra e saj Nancy Motes të ndahej nga jeta si pasojë e vetëvrasjes. Në shtëpinë e saj 9.5 milion dollarëshe në Malibu, kishte tentuar që të futej një person I panjohur I cili mendohet se ishte një hajdut, por nuk ja ka dale. Meritat për këtë gjë I kanë e ka skuadra e sigurisë që ajo ka punësuar.
Teksa personi I panjohur po përpiqej të futej në shtëpinë e aktores, camerat dhe alarmi I sigurisë treguan se atje ndodhej dikush tjetër që nuk ishte anëtar I familjes. Menjeherë skuadra e sigurisë së aktores e kanë kapur këtë person por jo vetëm, burimi u shpreh :"Ata kanë reaguar menjëherë sihin shumë të shpejtë. Gjatë asaj kohe unë ndodhesha pranë dhe kam parë gjithcka."
'Pasi e gjetën këtë person, jo vetëm që kanë lajmëruar deparatamentin e policisë por edhe e kanë goditur disa herë. Madje njëri prej tyre e mori dhe e hodhi në një zone ku ka vetëm kaktuse.' Përfundoi informatori. Kjo shtëpi ne Malibu gjendet vetëm pak metra larg asaj te kolegëve të saj Charlize Theron dhe Sean Penn.