Lindsay Lohan takon për herë të parë gjysmë vëllain
Duke qenë se ajo ështe një ndër aktoret më të famshme e cila e ka nisur karrierën e saj shumë vite më parë të gjithë e dijmë se si ka qenë dhe si është transformuar Lindsay Lohan që pas ndarjes së prindërve. Babai I saj Michael Lohan ka vazhduar jetën e tij duke krijuar neje familje me të dashurën Kate, dhe nga kjo marrëdhënie ai ka një djalë 14 muajsh të quajtur Landon. 27 vjecarja gjithnjë ka pranuar se asnjëherë nuk do të takonte fëemijët e tjerë të tij dhe ata nuk ishin pjesë e jetës së saj, por mesa duket ka ndryshuar mendje. Lindsay Lohan jo vetëm që e ka takuar të voglin por është bërë shumë e dhënëpas tij.
Gjithcka e ka bërë të ditur vetë 53 vjecari Michael Lohan I cili u shpreh për RadarOnline:"Vajza ime Ashley e ka takuar e para Landon dhe mund të them se ka marrëdhënie shumë të mira me të, por Lindsay ishte e mrekullueshme. Nuk kam arritur që ta besoj kur e kam parë me djalin tim. Ajo është shumë e dhënë pas vëllait të saj. " Sic dihet aktorja e njohur është pjesë dhe e reality showt të saj, pasi dëshiron që të gjithë të mësojnë se cfarë ndodh më në brendësi të jetës që ka. Në një diskutim që ajo ka bërë pak më parë me të atin, nuk dukej shumë e lumtur teksa diskutonte për dy fëmijët e tij.
'Unë nuk do t`I takoj kurrë ata dy fëmijë që t`I ke jashtë martesës me nënën time. Ata nuk janë pjesë e jetës time dhe nuk do të jenë kurrë' u shpreh fillimisht këngëtarja. Përsa I përketë motrës tjetër që ajo ka Ashley, kjo e fundit ka bëre një sërë operacionesh planstike vetëm për të qenë njësoj si Lindsay, madje shpesh thoshte se ishte shumë më e bukur se ajo.