Hollywoodianet nuk e duan Kim Kardashian, Kanye West debaton me ta!

Ai është një ndër këngëtarët më të njohur të rrymës hip hop në të gjithë botën, I cili vlerësohet jo vetëm për talentin e tij, tekstet , por dhe për përpjekjet e tij për të vazhduar të jetë një biznesmen I suksesshëm. Kanye West është gjithashtu një person shumë I dashur edhe për kolegët e tij, si dhe për hollywoodianet, ndryshe nga e fejuara e tij Kim Kardashian, për të cilën ai ka nisur edhe të debatojë me shumë persona në Hollywood. Thuhet se Kim nuk është e mirëpritur në shumë evenimente ku Kanye merr pjesë, prandaj shpesh ai ka diskutuar dhe me personat përkatës.Një burim ka rrefyer për Websiden RadarOnline :"Kanye shpesh debaton me persona të ndryshëm pasi ata nuk e ftojnë Kim së bahsku me të nepër takime, ose evenimente të ndryshme që organizohen. AI është një këngëtar shumë serioz, I cili meriton respect, por një numër I madh personash refuzojnë që Kim të shfaqet përkrahë tij dhe pikërisht kjo është sfida më e madhe për të." Bëhet me dije gjithashut se Kim kishte kërkuar që të ftohej në ftesën pas ndarjes së cmimeve Oscar, por kjo nuk u mor parasysh.Por problemet nuk kanë përfunduar këtu për Kanye West, nëna e Kim, Kris Jenner I bën atij presion të vazhdueshëm që edhe ajo të pranohet në botën e Hollywoodit. Burimi vazhdoi :"Kris I bën kërkesa të njëpasnjëshme Kanye, por kjo është më e vështira për të. Njerëzit nuk e duan afër Kim Kardashian, por nënën e saj Kris aq më pak. Megjithëse ajo po lufton shumë për këtë gjë."