Kesha rikthehet në skenë

Më në fund këngëtarja e njohur Kesha është rikthyer në skenë. Prej një kohe të gjatë ajo ka qenë në një qendër rehabilitmi, dhe kishte premtuar se këtë herë gjithcka do të ndryshonte. Gjatë mbrëmjes së djehsme ajo ka performuar në West Hollywood, në Best Fest. Kesha është shfaqur me një fustan me lule dhe dukej në nje formë të shkëlqyer. Ajo ka perfurmuar LIVE, duke mos humbur rastin që të tregojë dhe talentin e saj në muzikë. Sigurisht që rikthimi I saj ishte një lajm I gëzueshëm për fansat e këngëtares të cilët e kanë duartrokitur për një kohë të gjatë.Kjo ishte hera e dytë që ajo ështe shfaur në public, që nga momenti kur la qendrën e rehabilitmit në datën 6 mars. Kesha ndodhej atje pasi kishte probleme me crregullimin ushqimor , dhe jo vetëm kaq. Burime të shumta pranë saj kanë bërëe me dije se ajo gjithashut ishte një konsumatore e rregullt e pijeve alkolike, abuzonte me lëndët narkotike, si dhe nuk ndihej mirë emocionalisht pasi I kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin Darren Craig. Një regjizopr I cili ishte babai I dy fëmijëve por ishte I divorcuar.Por sic dhe vetë ajo ka premtuar është kthyer përpara publikut e shëndetshme, e qeshur dhe më e gatshme se kurrë që t`ja shpërblejë fansave te saj të gjithë mbështetjen që I kanë dhënë. Në përfundim të performaces Kesha ka postuar dhe një status ne twitter ku ka falenderuar të gjithë përzemërsisht.