Nick Cannon gënjen: Mariah Carey dhe Kim Kardashian janë takuar

Përapra disa ditësh Nick Cannon dha një intervistë për nje radio Australiane ku u shpreh se bashkëshortja e tij prej 6 vitesh Mariah Carey, nuk e kishte takuar asnjëherë më parë Kim Kardashian ish të dashurën e tij , madje as që ja kishte idenë se kush ishte ajo, por tashmë është vërtetuar e kundërta. Fillimin e muajit shkurt Mariah Carey dhe Kim Kardahsian kanë qenë të ftuara në emisionin e Jimmy Fallon moderatorit të njohur. Sipas burimeve ato kanë ndarë dhe të njëjtin vend ku po qëndronin. 'Mariah dhe Kim kanë qëndruar së bashku me shume të famshëm të tjerë, në të njëjtin vend ku qëndrojnë të ftuarit. Madje disa herë ato kanë folur me njëra tjetrën. Mariah dhe Kim njihen , Nick nuk ka qenë shumë I sinqertë në atë intervistë ' U shpreh Informatori. Dhe kjo gjë është mëse e vërtetë, pasi të gjithë teleshikuesit e kanë parë që ato janë shfaqur në të njëjtën mbrëmje, në emission.Kim Kardashian dhe Nick Cannon kanë ndarë një romance së bashku per 4 muaj , fundin e vitit 2006.Në deklaratat që ai ka dhënë u shpreh se kjo lidhje nuk ishte asgjë me rëndësi për të madje e ka harruar plotësisht. Tashmë ai I është përkushtuar vetëm bashkëshortes Mariah Carey e cila është10 vite më e madhe se ai, si dhe dy fëmijëve që cifti kanëe, binjakët Monrocan dhe Monroe.