Nicole Kidman zhgënjen me paraqitjen e saj.

Aktorja e njohur Nicole Kidman është fotografuar në kryeqytetin e Australisë, në Sydney duke xhiruar filmin e saj më të ri. Zakonisht jemi mësuar që ta shohim të shfaqet në një super formë, por këtë herë na ka zhgënjyer të gjithëvë. Ajo është kthyer në brune për shkak të rilit të ri , dhe ishte veshur me veshje shumë të thjeshta, të cilat nuk I përkasin stilit karakteristik të aktores. Ndërkohë që Nicole Kidman po qëndronte në këtë vend së bashku me stafin e saj, bashkëshorti prej 7 vitesh këngëtari Keith Urban, gjendej në Las Vegas, ku u shfaq I vetëm në evenimentin e 49 të Country Music Award.Në një intervistë që ajo ka dhënë pak më parë lidhur me filmin e ri që po xhiron , është shprehur :"Gjej cdo pretekst për tu kthyer ne shtëpinë time në Australi. Dhe them se ky film ishte ai I duhuri. Që në momentin e parë që e kam lexuar skenarin, më ka pëlqyer shumë. E dija që këtë herë nuk mund të jepja një përgjigje negative. Unë gjithnje jam në dickaje të re. Nuk më pëlqen që të luaj filma të zakonshëm, eksperimentoj me rolet e mia." Pranoi 46 vjecarja e famshme.Ndërsa Keith Urban, I cili njëkohësisht është dhe anëtari I jurisë së 'American Idol', përkrahë koleges Jennifer Lopez, ka pranuar për revistën 'People':"Nicole është një femër e mrekullueshm. Nuk di se si ja bën por arrin që ta mbajë familjen tonë të bashkuar. Edhe përse të dy jemi të ngarkuar me punë, gjithnjë e gjen një menyrë që të qëndrojmë së bashku. Pa të nuk do mund t`ja dilja dot." Përsa I përketë yllit të shumë filmave, mendohej se ajo do të bëhej sërish nënë, por këto thashethme janë hedhur poshtë.