Amanda Bynes në bregdetin meksikan!

Aktorja e njohur Amanda Bynes e cila ditëne shtunë ka festuar ditëlindjen e saj të 28 tashmë po bën disa pushime te mrekullueshme nën rrezet e nxehta të diellit të Meksikës. Sipas një burimi shumë pranë familjes së saj gjithcka me yllin e dikurshëm të Disneyt po shkon shume mirë. Tashmë ajo e ka marrë vetën dhe sipas doktorit që I ka qëndruar pranëe ka qenë një paciente e rregullt. Amanda ka qëndruar në një qendër rehabilitmi për plotë 6 muaj pasi vuante nga skizofrenia por jo vetëm. Ajo kishte vënë në rrezik jetën e personave që e rrethonin, si dhe kishte ofenduar kolegët e saj.Tek këta ne mund të rendisim këngëtarin Drake, Miley Cyrus, Mila Kuins e shumë të tjerë. Amanda jo vetëm që ndihet më mirë, por edhe po punon shumë për të realizuar ëndrrën e saj. Duke qenë se karrieren si një aktore e ka lënë pas dore përpara shumë vitesh, ajo ka nisur që të frekuentojë një kurs për të mësuar të krijojë veshje. Amanda gjithnjë ka qenë shumë e dhënë pas dizenjimit dhe tendencave më të fundit të modes.Përsa I përketë pushimeve të saj ende nuk dihet se përsa do të qëndrojë Amanda në ketë vend por mund të themi se dukej si mos më mirë e me një palë bikini ngjyrë të gjelbër të ndezur. Përvce kësja ajo ka dhe shume për të punuar me format e saj trupore.