Shkencëtarët gjejnë mënyrën për të lexuar mendjen

Mendoni se leximi i mendjes është fantazi?  Sipas një botimi të publikuar nga revista “NeuroImage” shkencëtarët kanë përdorur skanerë të trurit për të rindërtuar fytyrat gjatë kohës kur mendojnë njerëzit.Në studim, shkencëtarët i lidhën pjesëmarrësit për një skaner FMRI(rezonanca magnetike funksionale) të trurit i cili e përcakton aktivitetin në pjesë të ndryshme të trurit duke e matur qarkullimin e gjakut- dhe u treguan imazhet e fytyrave.Më pas, duke i përdorur vetëm skanimet e trurit, shkencëtarët ishin në gjendje të krijonin imazhe të fytyrave të cilat njerëzit i shikonin. Kontrolli i mendjes mund të mos jetë një gjë e së ardhmes, sepse hulumtuesit ishin në gjendje ta arrijnë këtë me dy majmunë!Fotot e mësipërme janë fotot aktuale dhe rikonstruksionet e bëra në laborator.Ndërsa rikonstruksionet në bazë të 30 leximeve të trurit janë të turbullta, ato janë të përafërta me imazhet e vërteta.